LAJMI I FUNDIT:

Publikohen audio incizimet e masakrës së Las Vegasit, që dëshmojnë se si SWAT-i u fut në dhomën e sulmuesit (Audio)

Publikohen audio incizimet e masakrës së Las Vegasit, që dëshmojnë se si SWAT-i u fut në dhomën e sulmuesit (Audio)

Një audio incizim që është publikuar nga mediat amerikane, mund të dëgjohet se çfarë situate mbretëronte në hotelin e Las Vegasit, pas të shtënave që humbën jetën 59 persona.

Në audio incizim dëgjohet se si njësia elitare e policisë amerikane SWAT i afrohen dhomës së vrasësit Stephen Paddock, që gjendej në katin e 32-të të hotelit Mandalay Bay, transmeton Telegrafi.

“Tani jemi para derës të dhomës së tij. Të gjithë në korridor duhet ta dinë këtë dhe të tërhiqen. Duhet të sigurohemi nëse kemi ndonjë përgjigje, apo ka ikur diku tjetër”, dëgjohet një polic i paemëruar duke folur në audio incizim.


Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)

“Të gjitha njësitë janë në katin e 32-të. SWAT ka eksploziv. Të gjithë në korridor duhet të tërhiqen pas. Të gjitha njësitë pas”, i është përgjigjur zyrtarja nga zyra.

“Futuni! Futuni! Futuni!”, ka thënë polici dhe më pas është dëgjuar një shpërthim.

“Një i dyshuar është neutralizuar në dhomën 135. Kemi nën kontroll të plotë gjithë katin”, dëgjohet në fund të incizimit duke thënë një polic.

Audio incizimet kanë rrjedhur në opinion, dhe kanë lidhje me masakrën që ndodhi të hënën në Las Vegas, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 500 tjerë u plagosën.

Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)
Lexo po ashtu Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)

Edhe pse ende nuk dihet se cili ishte motivi i saktë që e shtyu këtë burrë të ndërmarrë një veprim të tillë, ekzistojnë teori që atë e kishin shtyrë ta bëjë këtë veprim të tmerrshëm shumat e mëdha të borxheve që i kishte, pasi ai shpesh luante poker.

Zyrtarët e FBI-së dhe CIA-së dje kanë deklaruar se nuk ekzistojnë dëshmi për lidhjen e sulmuesit me organizatën terroriste ISIS, që përmes një komunikate ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer në Las Vegas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=O_Wm1NQ5YQk

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori