LAJMI I FUNDIT:

“Publikimi i incizimit nga Pançevski, vepër penale”

“Publikimi i incizimit nga Pançevski, vepër penale”

Regjistrimi i fshehtë që e publikoi ish kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski gjatë bastisjes së ekipit të Prokurorisë Speciale në shtëpinë e tij, paraqet vepër penale për regjistrim të paautorizuar dhe publikim në opinion.

Ky është qëndrimi i ish gjykatësit dhe avokatit Jovan Johanidis, i cili shpjegon se çdo pronar i shtëpisë apo pronës ka të drejtë të incizojë për mbrojtje personale, por jo edhe në raste kur bëhet fjalë për ngjarje të procedurës parahetimore.

Publikimi i këtyre regjistrimeve do të thotë vepër penale. Madje edhe regjistrimi paraqet vepër penale nëse paraprakisht nuk tregohet se në banesën time çdo gjë që bëhet unë e filmoj. Patjetër të ketë pajtueshmëri nga i incizuari se i njëjti pranon të incizohet”,  deklaroi Jovan Johanidis, ish gjykatës dhe avokat.


Pançevski derisa dorëzonte materialet nga shtëpia deri te mediat, akuzoi se një hetues i Speciales ia ka vjedhur çelësin e shtëpisë dhe se tani nuk ndjehet i sigurt. Avokati Johanidis, vlerëson se këto pohime ka mundur t’i përdorë në procedurën e ngritur ndaj tij dhe ndaj dy informatikanëve të punësuar në gjykatë.

“Mund të ngritët kallëzim penal ndaj personave të cilët gjatë kryerjes së punës bëjnë vepër penale, ato i jepen prokurorit kompetent apo gjykatës. Tashmë kemi njoftim dhe vendime nga gjykata se regjistrimet janë një prej dëshmive të cilat përmes dëshmive tjera e konfirmojnë besueshmërinë e tyre “,  tha Jovan Johanidis, ish gjykatës dhe avokat./Telegrafi/