LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Inspektorja për tatime nga Kavadari ka kërkuar ryshfet

PTHP: Inspektorja për tatime nga Kavadari ka kërkuar ryshfet

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur akuza kundër inspektores së tatimeve të njësisë së DAP-it në Kavadarit për marrje ryshfeti.

Sipas PTHP-së, e akuzuara e cila ka kryer kontroll në një kompani në Negotinë, nga kontabilisti ka kërkuar 1.000 euro që të mos bëjë procesverbal nga kryerja e kontrollës me të cilën janë konstatuar parregullsi në punën e kompanisë. Pastaj inspektorja i ka kushtëzuar se nëse nuk merr shumën e kërkuar të parave, për shkak të parregullsive të konstatuara, kompania dhe personi përgjegjës do të duhet të paguajnë disa herë më shumë dënim në para./Telegrafi/