PTHP hap hetim për përdhunim dhe prodhim pornografie me fëmijë në Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për vepra penale të vazhduara: "Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç" dhe "Shfaqje e materialit pornografik fëmijës".
"I dyshuari, në periudhën kohore nga viti 2023 deri më 27.04.2026, në lokacione të ndryshme ka detyruar për marrëdhënie seksuale një fëmijë të lindur në vitin 2012 dhe e ka keqpërdorur atë për të shkrepur fotografi dhe video me përmbajtje pornografike. Ai e ka kërcënuar fëmijën se nëse i tregon dikujt, materialet e regjistruara do t’ua tregojë personave të tjerë.
Duke pasur parasysh rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe veçanërisht mbi viktimën e mitur, si dhe rrezikun për përsëritjen e veprës, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin", thonë nga PTHP./Telegrafi/




















































