LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja pret aktvendim për lëndën “Fortesa 2”

PSP-ja pret aktvendim për lëndën “Fortesa 2”

Prokuroria speciale publike pret që Goran Grujevski dhe gjashtë të akuzuarit tjerë në rastin “Fortesa 2” të marrin aktvendim.

“Kemi dëshmi të fuqishme materiale dhe verbale. Të gjitha dëshmitë janë në shtojcë të teorisë së akuzës, kështu që jemi të sigurt se të akuzuarit do të marrin aktvendim”, tha prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska pas debatit të sotëm kryesor për këtë lëndë.


Fjalët përfundimtare për lëndën “Fortesa 2” pritet të jepen të hënën, pas çka Gjykata duhet të marrë vendim përfundimtar.

Në debatin e sotëm kryesor për rastin “Fortesa 2”, gjykatësja Lidija Petrovska e hodhi poshtë kërkesën e Lupço Shvërgovskit, avokat i Grujevskit, që të shtyhet gjykimi në kohë të pacaktuar, derisa të përfundojë ekstradimi i tij nga Greqia në Maqedoni.

Nga ana tjetër, prokurorët e PSP-së hodhën poshtë thëniet e Shvërgovskit se derisa Grujevski gjykohet në mungesë, ajo nënkupton shkelje e të drejtës për mbrojtje, duke i konsideruar të pabaza, sepse sipas tyre kjo nuk ia shkurton të akuzuarit të kërkojë përsërite të procedurës./Telegrafi/