LAJMI I FUNDIT:

PSP: Gruevski dhe Janakieski kanë dashur t’i hakmerren Fiat Canovskit (Video/Live)

PSP: Gruevski dhe Janakieski kanë dashur t’i hakmerren Fiat Canovskit (Video/Live)
????????????????????????????????????

Prokuroja Speciale Katica Janeva gjatë konferencës së sotme për shtyp që e paralajmëroi ora 11 tha se edhe sot do të tregojnë raste , transmeton Telegrafi Maqedoni.

Janeva prezantoi rastin e ri “TNT” ku tregoi shkelje të të drejtave njerëzore. ‘TNT’ është emri i lëndës së re që PSP e publikoi sot, e cila i referohet prishjes së Qendrës tregtare ‘Cosmos’ në pronësi të Fiat Canovskit.


Prokurorja Fatime Fetai vuri në dukje se në këtë lëndë janë plotësuar apetitet e kënaqshme tashmë të plotikanëve të njohur të falur.

Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, sipas PSP-së, kanë dashtë të hakmirren nga Fiat Canovski sepse e ka lëshuar Qeverinë aktuale dhe ka bërë koalicion me LSDM-në.

Prokurorja publike Fatime Fetahi para se ti arsyetojë detajet rreth rastit të ri “TNT”, respektivisht rrënimit të objektit “Kosmos” tha se prokurorët për çdo ditë marrin kërcënime, por po ashtu theksoi se kjo nuk do ti pengojë që t’ua “sjellin” drejtësinë të gjithë atyre që kanë bërë shkelje të ligjit, transmeton nga konferenca e drejtpërdrejtë për shtyp, Telegrafi Maqedoni.

– Porosia është për të gjithë ata që e minojnë punën e Prokurorisë Speciale dhe u kërcënohen anëtarëve të PSP, familjeve dhe prindërve të tyre.

– I porosisim, drejtësia do ta arrijë secilin që ka gabuar para ligjit. Ju siguroj që për këtë Prokurori të gjithë qytetarët janë të barabartë, me vetëmohim do të luftojmë për drejtësi, sepse fuqishëm besojmë se drejtësia është interes kryesor i Maqedonisë, porositi në konferencën e sotme për shtyp, prokurorja Fatime Fetahi. /Telegrafi/