LAJMI I FUNDIT:

PSG i ka ofruar pagën më të lartë në klub Mbappes për të rinovuar kontratën, por francezi e ka refuzuar – ai ka në mendje Real Madridin

PSG i ka ofruar pagën më të lartë në klub Mbappes për të rinovuar kontratën, por francezi e ka refuzuar – ai ka në mendje Real Madridin

Paris Saint-Germain janë të gatshëm të punojnë për të rinovuar kontratën e Kylian Mbappe , pasi marrëveshja e tij aktuale me klubin do të përfundojë verën e ardhshme, por francezi duket se nuk është i interesuar që të qëndrojë në Francë.

Francezi thuhet se ka refuzuar një ofertë tjetër për zgjatjen e kontratës, pasi ai do gjigantët e La Ligas, Real Madridin.

Sipas Le Parisien, PSG i ofroi Mbappe një pagë prej 45 milionë eurosh neto në sezon për të rinovuar marrëveshjen e tij aktuale, por 22-vjeçari e refuzoi atë.


Ndërkohë, siç thekson L’Equipe, PSG nuk janë të gatshëm të dorëzohen dhe ata do të kthehen edhe me një ofertë të re për të mbajtur yllin e tyre.

Një marrëveshje dyvjeçare

Oferta e dytë për rinovimin e PSG -së ishte ajo që do ta lidhte Mbappen me një marrëveshje të re dy -vjeçare me vlerë 45 milionë euro neto në sezon – pagë që do të ishte më e lartë se pagat që Neymar dhe Lionel Messi fitojnë në klub.

Siç u raportua në atë kohë, oferta e parë e rinovimit kishte një me vlerë prej 25 milionë euro neto në sezon, por edhe ajo ishte refuzuar nga Mbappe.

Le Parisien parashikon që PSG do t’i ofrojë një bonus të madh Mbappes, ndërsa gjithmonë sipas kësaj gazete klube të tjera elitare si Manchester City dhe Chelsea do të tentojnë ta marrin që në janar.

Gazeta franceze është e bindur se ëndrra e Mbappe është të luajë për Real Madridin dhe parashikojnë se asnjë ofertë nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori