Paris Saint-Germain ka triumfuar 4-1 në udhëtim Montpellier në kuadër të javës së 33-të në Ligue 1.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 44-të, kur Warren Zaire-Emery asistoi te Mayulu për 1-0.


Në minutën e 49-të, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë për PSG-në, ndërsa Mbaye ishte në rolin e asistuesit.

Dhjetë minuta më vonë, Ramos realizoi edhe golin e dytë personal, kur realizoi saktë nga penalltia.

Montpellier ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-1kur shënoi me anë të Coulibalyt.

Mirëpo, Goncalo Ramos kompletoi het-trikun e tij në minutën e 65-të, për rezultatin final 4-1.

PSG arkëtoi 81 pikë më këtë fitore, ndërsa në xhiron e 34-të do të takohen me Auxerre. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app