Paris Saint-Germain është treguar i pamëshirshëm ndaj rivalit francez Marseille, në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1.

“Parisienët” triumfuan me rezultat të thellë 5-0, ku dominuan në të gjitha aspektet.


Ousmane Dembele përfitoi nga asistimi i Nuno Mendes për ta zhbllokuar rezultatin (12’).

Francezi pastaj edhe dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mayulus (37’).

PSG-ja vazhdoi të dominojë ndërsa golin e tretë e gjeti përmes autogolit të Medinas, i cili tentoi ta largonte topin por e vendosi brenda rrjetës (64’).

Vetëm dy minuta më vonë, Khvicha Kvarastkhelia bashkëpunoi me Ousmane Dembele për ta dërguar rezultatin në 4-0.

Ndërkohë, fitoren e vulosi Lee Kang-in pas asistimit të Mayulus (74’).

PSG-ja me këtë fitore rimerr kreun e Ligue 1 me 51 pikë ndërsa Marseille zë pozitën e katërt me 39 sosh./Telegrafi

telegrafi sport app