LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Schalke pas talentit të Barcelonës

PSG dhe Schalke pas talentit të Barcelonës

Munir El Haddadi mund të huazohet nga Barcelona për të bërë më shumë përvojë.

Barcelona nuk dyshon në aftësitë e sulmuesit, por duke parë repartin e avancuar te kjo skuadër, hapësirat për Munir do të jenë të pakta.

Dy klube tashmë kanë trokitur në derën e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll.


Reina i ofrohet Barcelonës
Lexo po ashtu Reina i ofrohet Barcelonës

Bëhet fjalë për PSG-në dhe Schalken, por ende nuk ka oferta konkrete nga këto skuadra.

Barcelona është në kërkim të Paco Alcacer nga Valencia. /Telegrafi/