LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Argjentina arrijnë marrëveshje për Messin dhe minutat që do të luajë

PSG dhe Argjentina arrijnë marrëveshje për Messin dhe minutat që do të luajë

Lionel Messi ka qenë një burim sherri midis kombëtaren argjentinase dhe Paris Saint-Germain këtë sezon, por të dy palët kanë filluar të bien në kontakt dhe të gjejnë një kompromis.

Messi kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të PSG-së para pushimit për shkak të lëndimit, megjithatë ai u bashkua menjëherë me Lionel Scaloni sapo filloi pushimi.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ishte i zëshëm në pakënaqësinë e tij për këtë çështje, megjithëse kuptohet se Messi ia kishte bërë të qartë në momentin kur nënshkroi kontratën e tij me klubin se do t’i lejohej të kishte përparësi për të përfaqësuar vendin e tij.


Pasi kishte vizituar një klinikë të terapisë në Madrid, ndërsa shokët e tij të skuadrës morën një barazim kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, kthimi i Messit menjëherë në veprim nuk ishte diçka për të cilën klubi francez ishte veçanërisht i entuziazmuar.

Scaloni ka qenë në diskutime me PSG-në ditët e fundit dhe të dy palët duket se kanë gjetur një marrëveshje se si do të përdoret Messi.

Messi nuk e nisi ndeshjen kundër Uruguait të premten, duke qenë hera e parë në pesë vjet që ai filloi një ndeshje nga bankina.

Ai u fut në lojë në minutën e 76-të, ku luajti rreth 20 minuta futboll, në të cilat nuk arriti të ndikojë në rezultat.

Scaloni tregoi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se pse ai e kishte përdorur Messin në atë mënyrë.

“Ne vendosëm që ai të mos luante sepse vinte nga një periudhë pasiviteti”.

“Në pjesën e dytë, ne kishim nevojë që ai të rriste ritmin përpara ndeshjes me Brazilin”, deklaroi ai.

PSG tani do të shpresojë të rikthejë Messin dhe ai të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur pasi të përfundojë pushimi ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori