Hekuran Kryeziu ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Ish-futbollisti kosovar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante nga karriera e tij, mes tyre edhe pse zgjodhi kalimin te Zurichu kur kishte oferta nga Serie A.


“Ai gjysh viti tek Luzerni dhe në Zurich deri tek lëndimi ka qenë faza ime më e mirë në futboll”, rrëfen Hekurani në “Arena e Yjeve”.

“Kur nuk vazhdova në Luzern, kam pasur negociata me klubet të Italisë”.

Por, siç njihen zviceranët që janë me orë, me kohë, kampionati në Zvicër starton më herët edhe përgatitjet fillojnë më herët...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink dhe Air Munich./Telegrafi/

telegrafi sport app