LAJMI I FUNDIT:

Pse u harruan premtimet kryesore, krijimi i 120 mijë vendeve të punës dhe fondit të punësimit? (Video)

Pse u harruan premtimet kryesore, krijimi i 120 mijë vendeve të punës dhe fondit të punësimit? (Video)

Në emisionin “Përballje”, të transmetuar sonte në RTV Dukagjini, është diskutuar për zhvillimin ekonomik.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, ka thënë se nuk janë vetëm temat politike që lënë anash temat ekonomike por është edhe mënyra se si institucionet e shohin sektorin e ekonomisë.

“Është edhe një mungesë e mirëkuptimit edhe nga ana e vetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rëndësinë që e kanë ligjet ose pjesët e legjislacionit që e përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe ne poashtu ankohemi për dinamikën e ngathtë të ekzekutivit si në rastin e Ligjit për investime strategjike”, ka deklaruar Zeka në emisionin “Përballje”.

Sipas tij, ka mungesë të mirëkuptimit që ka synim zhvillimin ekonomik.

Në anën tjetër, Agron Demi nga Instituti GAP, ka thënë se në fushatën e fundit zgjedhore kryesore dy temat kryesore kanë qenë krijimi i 120 -200 mijë vendeve të reja punës dhe krijimi i një fondi të punësimit.

Por sipas Demit, këto dy tema menjëherë u harruan pas formimit të Qeverisë së re PDK-LDK.

“Në momentin që u krijua koalicioni temat që u adresuan pastaj nga qeverisja kanë qenë demarkacioni, asociacioni e ushtria, e u harruan krejt ato tema të zhvillimit ekonomik që u premtuan e u mbajtën krejt ato debate kryesore”, ka deklaruar Demi.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Bau Market
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall

Dukagjini Bookstore
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori