LAJMI I FUNDIT:

Pse Turqia ndryshoi emrin e saj?

Pse Turqia ndryshoi emrin e saj?

Të enjten, Kombet e Bashkuara njohën riemërtimin e asaj që ndërkombëtarisht njihej “Turkey” në “Türkiye”, e shqiptuar si tur-key-yay, një masë e cila sipas ministrit të Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do të “rriste vlerën e markës së vendit”.

Në një artikull në fillim të këtij viti, TRT World shpjegoi vendimin, duke thënë se “Turkey”, nëse bëjmë një kërkim në Google sjell një “një grup të ngatërruar imazhesh, artikujsh dhe përkufizimesh fjalori që ngatërrojnë vendin me Meleagris – i njohur ndryshe si gjeldeti, një zog i madh vendas në Amerika e Veriut – që shërbehet në menutë e Krishtlindjeve ose darkat e Falënderimeve.

Ndërkohë siç shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, në dhjetor të vitit 2021, Recep Tayyip Erdogan urdhëroi përdorimin e Türkiye për të përfaqësuar më mirë kulturën dhe vlerat turke, duke përfshirë kërkesën që “Made in Türkiye” të përdoret në vend të “Made in Turkey” në produktet e eksportuara.


Ministritë turke gjithashtu filluan të përdorin Türkiye në dokumentet zyrtare.

Pas 88 vjetësh, falet namazi i parë i teravisë në Xhaminë e Madhe Ayasofya në Stamboll
Lexo po ashtu Pas 88 vjetësh, falet namazi i parë i teravisë në Xhaminë e Madhe Ayasofya në Stamboll

Në këtë drejtim, Qeveria turke publikoi këtë vit një video promovuese si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndryshuar emrin e saj në anglisht.

Videoja tregon turistë nga e gjithë bota duke thënë “Hello Türkiye” në destinacione të famshme.

Veç këtyre, Drejtoria e komunikimit e presidencës turke tha se nisi fushatën “për të promovuar në mënyrë më efektive përdorimin e Türkiye si emri kombëtar dhe ndërkombëtar i vendit në platformat ndërkombëtare”.

Megjithatë, vë në pah The Guardian, përcjell Telegrafi, nuk ishte e qartë nëse emri, me një shkronjë që nuk ekziston në alfabetin anglez, do të përhapet gjerësisht jashtë vendit.

Në vitin 2016, Republika Çeke regjistroi zyrtarisht emrin e saj të shkurtër, “Czechia”, dhe ndërsa disa institucione ndërkombëtare e përdorin atë, shumë të tjera ende i referohen vendit me emrin e tij më të gjatë.

Cila është arsyeja?

Sipas Sinan Ulgen, kryetar i grupit të ekspertëve EDAM me qendër në Stamboll, “arsyeja kryesore pse Turqia po ndryshon emrin e saj është eliminimi i lidhjes me zogun – por gjithashtu, termi përdoret në gjuhën e folur për të treguar dështimin”.

Ndërsa siç thekson CNN, në një shkrim të premten, për presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili kandidon për rizgjedhje vitin e ardhshëm, emri i ri shpreh “kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”, përcjell Telegrafi.

Çfarë dimë për përdorimin e dronëve Bayraktar nga Ukraina?
Lexo po ashtu Çfarë dimë për përdorimin e dronëve Bayraktar nga Ukraina?

Kështu, vë në pah mediumi në fjalë, pas këtij vendimi, organizatat ndërkombëtare tani janë të detyruara të përdorin emrin e ri, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës për publikun e gjerë.

“Do të duhen shumë vite që publiku më i gjerë ndërkombëtar të kalojë nga ‘Turkey’ në ‘Türkiye’”, mendon Ulgen.

Dhe kjo nuk është hera e parë që kombi përpiqet të ndryshojë emrin e vendit të tij, kujton ai.

Një përpjekje e ngjashme u bë në mesin e viteve 1980 nën kryeministrin Turgut Ozal, por ajo kurrë nuk fitoi aq shumë mbështetje.

Duke iu referuar kësaj lëvizje, CNN konsideron se prapa saj mund të ketë edhe motive politike, ndërsa turqit kthehen në kutitë e votimit qershorin e ardhshëm mes një krize të mprehtë ekonomike.

Kjo është “një strategji tjetër e vendosur nga qeveria turke për të arritur tek votuesit nacionalistë në një vit vendimtar për politikën turke”, mendon Francesco Siccardi, menaxher i lartë i programit në institutin Carnegie Europe.

Madje, vlerëson ai, koha e ndryshimit të emrit është “vendimtare” për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Vendimi për ndryshimin e emrit u shpall dhjetorin e kaluar, kur presidenti Erdogan ishte prapa në të gjitha sondazhet e opinionit dhe vendi po kalonte një nga krizat më të këqija ekonomike të 20 viteve të fundit”.

Në këtë drejtim, CNN shkruan se sondazhet nga fundi i vitit të kaluar tregojnë mbështetje për partinë në pushtet AK në rreth 31-33% sipas Reuters, nga 42.6% gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2018-ës.

Sidoqoftë, Ulgen vlerëson se ndryshimi i emrit ishte më shumë një strategji riemërtimi për të ”përmirësuar pozitën ndërkombëtare” të vendit sesa një marifet parazgjedhor.

Por, pavarësisht vlerësimit të Ulgen, CNN vë në pah faktin se deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë u rrit 98.5% nga viti në vit në 6.11 miliardë dollarë në prill, njoftoi Reuters, duke cituar Institutin e Statistikave Turke.

Veç kësaj, inflacioni “kërceu” në 73.5% muajin e kaluar, një nivel më i lartë në 22 vjet.

Kështu, shkruan tutje CNN, analistët thonë se në kohë krize, presidenti tenton të përdorë lëvizje populiste për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij.

Çfarë po kërkon Turqia që t’i hap rrugë pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?
Lexo po ashtu Çfarë po kërkon Turqia që t’i hap rrugë pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

Dhe trazirat ekonomike, që tashmë kanë nxjerrë njerëz në rrugë, kanë qenë një dhimbje koke për qeverinë.

“Emri i ri do të shkëpusë vëmendjen e audiencës vendase nga problemet më konkrete dhe urgjente dhe do t’i ofrojë presidentit Erdogan një argument tjetër për rastin e tij për një Turqi më të fortë dhe më tradicionale”, thotë Siccardi.

CNN kujton më tej se në një lëvizje tjetër populiste në vitin 2020, Erdogan nxori një dekret për të kthyer Muzeun historik “Hagia Sofia” të Stambollit në një xhami.

“Në mungesë të politikave konkrete për të trajtuar problemet ekonomike dhe politike të vendit, Erdogan kërkon shpëtimin në politikat populiste rreth identitetit”, shkruante analisti politik Seren Korkmaz për masën në atë kohë.

Në fund, konsideron shkrimi i CNN, duke cituar Siccardin, miratimi i emrit të ri që ka gjithashtu vlerë simbolike, do të “çimentonte vendin e Erdoganit në historinë turke pranë babait themelues të republikës, Mustafa Kemal Ataturk”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Evropa
Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve

Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve

Amerika
Kalo në kategori