Tregjet financiare e pritën fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane me një rritje të fuqishme.
Kjo ndodhi pavarësisht diskutimeve të shumta rreth mënyrës se si planet e republikanit për ngritjen e tarifave, uljen e taksave dhe deportimin masiv të emigrantëve mund të ndikojnë në ekonominë më të madhe të botës, shkruan bbc.
Një javë më vonë, duket se rritja ka filluar të ngadalësohet. Tre indekset kryesore të bursës amerikane përfunduan ditën me humbje pas një rritjeje prej rreth 5 për qind që nga 4 nëntori, dita para zgjedhjeve.
Por, shtrohet pyetja se cilat kompani që kanë përfituar ndërsa investitorët përpiqen të parashikojnë se çfarë mund të sjellin katër vitet e ardhshme.
Tesla
Aksionet e Teslës u rritën me rreth 35 për qind që nga 4 nëntori.
Kjo rritje e ktheu vlerën e tregut të kompanisë mbi një trilion dollarë për herë të parë që nga viti 2022 dhe rriti pasurinë e CEO-s, Elon Musk, i cili ka rreth 13 për qind të aksioneve të kompanisë, me më shumë se 50 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se investitorët po shpresojnë se Shtëpia e Bardhë nën Trumpin mund të lehtësojë disa nga hetimet e rregullatorëve të sigurisë për teknologji si ajo e vozitjes autonome.
Lidhjet midis Trumpit dhe Muskut mund të ndihmojnë gjithashtu Teslën të lundrojë më lehtë në ndryshimet në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës, ku kompania ka një prani të konsiderueshme.
Ndërsa Trump pritet të zvogëlojë mbështetjen e qeverisë për automjetet elektrike, të tilla si kreditë tatimore, analistët thonë se këtu mund të përfitojë Tesla, lideri kryesor i tregut në SHBA, duke e bërë më të vështirë të arrijnë rivalët.
Kriptovalutat
Çmimi i kriptomonedhës më të famshme, Bitcoin, u rrit këtë javë pas fitores së Trumpit me më shumë se 27 për qind, në nivele të reja rekord, duke tejkaluar shifrën magjike prej gati 93 mijë dollarësh.
Rritja është një shenjë se investitorët presin ndryshime të mëdha në sektorin, i cili ka qenë subjekt i një rregullimi më të rreptë nën administratën e presidentit, Joe Biden për shkak të pretendimeve se është plot me mashtrues.
Megjithëse Trump dikur i quajti kriptovalutat një mashtrim, ai ndryshoi mendje gjatë fushatës këtë vit dhe premtoi ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptovalutave të botës”.
Ai njoftoi krijimin e rezerva strategjike të Bitcoinit dhe shkarkimin e presidentit të Komisionit të Letrave me Vlerë, Gary Gensler, i cili shkaktoi zemërim për shkak të fillimit të procedurave ligjore kundër kompanive sipas ligjeve financiare aktuale.
Kompani kriptovalutash insistojnë se sektori i tyre duhet të jetë nën rregulla të reja, të posaçme, që ndoshta varen nga Kongresi amerikan, ku këtë vit mund të gjejnë një pranim më miqësor.
Bankat
Aksionet e disa nga bankave më të mëdha amerikane shënuan një rritje me dy shifra që nga dita para zgjedhjeve, pasi investitorët besojnë se institucionet financiare do të jenë ndër përdoruesit e parë të premtimeve të 78-vjeçarit për një rregullim më të butë.
Trump tani do të ketë një zë në formësimin e rregullave që përcaktojnë sesa para duhet të mbajnë bankat si rezerva për situata emergjente.
Pritet gjithashtu që Trump të ndërpresë bashkëpunimin me Lina Khan, presidentja aktuale e Komisionit Federal të Tregtisë, e njohur për qëndrimet e saj kundër monopolizimit, e cila shpesh është fajësuar për ngadalësimin e blerjeve të bizneseve, një aktivitet kyç për bankat.
Aksionet e Capital One dhe Discover, të cilat kanë miratimin për bashkim në shqyrtim nga rregullatorët, u rritën me më shumë se 15 për qind pas rezultateve të zgjedhjeve amerikane.
Burgjet
Aksionet e kompanive kryesore private të burgjeve, GEO Group dhe CoreCivica, u rritën me rreth 70 për qind që nga 4 nëntori.
Kjo rritje tregon besimin e madh të investitorëve në potencialin e burgjeve private pasi Trump premton arrestimin dhe deportimin e miliona emigrantëve.
Në vitin 2021, presidenti Joe Biden urdhëroi Ministrinë e Drejtësisë të ndërpresë bashkëpunimin me kompanitë private të burgjeve.
Nga Trump, i cili anuloi një urdhër të ngjashëm gjatë mandatit të parë, tani pritet që të ndryshojë këtë politikë dhe të hapë mundësi të reja biznesi duke kërkuar ndihmë për zbatuar premtimet rreth imigracionit.
Veprimet e para të Trumpit si president ishin të orientuara në krijimin e një ekipi të ngarkuar me politikat e imigracionit, që tregon se kjo mund të jetë një prioritet.
Dollari
Indeksi i dollarit është në nivelin më të lartë që nga muaji prill dhe është rritur me më shumë se 2 për qind gjatë javës së fundit. Kjo është lajm i mirë për turistët amerikanë që udhëtojnë jashtë shtetit, por sinjal për ekonominë është i përzier.
Vlera e dollarit është ngushtësisht e lidhur me normat e interesit, për të cilat investitorët tani besojnë se mund të mbeten më të larta sesa ishte parashikuar më parë.
Pjesa e këtij rritje pasqyrohet në të dhënat para zgjedhjeve, të cilat sugjerojnë se ekonomia amerikane është më e fortë sesa u mendua fillimisht.
Megjithatë, investitorët gjithashtu shohin rrezik në mundësinë që taksat më të ulëta, më pak imigrim dhe barriera të reja tregtare të rrisin presionin mbi inflacionin, duke e bërë Bankën Qendrore të SHBA-ve më pak të gatshme të ulet normat e interesit.
Javën e kaluar, Rezervat Federale nuk ofruan udhëzime të qarta për muajt e ardhshëm, duke theksuar se është ende herët për të thënë se çfarë ndikimi mund të kenë politikat e Trumpit në ekonominë e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme