Mos pretendoni që sytë tuaj nuk do të bëheshin kureshtarë për një moment, nëse ju do të gjendeshit para një statuje “të zhveshur” klasike.

Ndërsa nuk mund të tingëllojë si subjekti më erudit, historianët e artit nuk i kanë injoruar plotësisht organet gjenitale. Tek e fundit, skulptorët i kanë kushtuar po aq kujdes punës së tyre kur bëhet fjalë tek penisi, njëjtë sikurse pjesës së tjetër të punimit të tyre, përcjell Telegrafi.


Por shtrohet pyetja: Pse në shumicën e skulpturave klasike greke, penisët paraqiten si të vegjël?

netuno19b

"Grekët i bënë penisët e vegjël dhe jo të ‘ngritur’, sepse kjo tregonte një virtyt kryesor që formonte pamjen e mashkulloritetit ideal", shpjegon profesori Andrew Lear.

Ndërkaq bloggerja e historisë së artit, Ellen Oredsson, thekson në faqen e saj se statujat e epokës kanë shfaqur ekuilibrin dhe idealizmin.

"Burri ideal grek ishte racional, intelektual dhe autoritativ", ka shkruar ajo. "Ai mund të ketë bërë shumë seks, por kjo nuk kishte lidhje me madhësinë e penisit të tij. Penisi i vogël i kishte lejuar atij që të mbetet i ftohtë dhe logjik”.

Ka disa teori se pse madhësia e penisit “ideal” është zhvilluar nga “më i vogël” në Greqinë e lashtë në “më të madh” në ditët e sotme.

E sipas Lear, ndoshta rritja e pornografisë, mund të jetë njëri ndër faktorët, përcjell Telegrafi.

Por Lear shton se në të dyja shoqëritë, idetë për madhësinë e penisit janë krejtësisht "pa lidhje me realitetin apo estetikën".

Sipas tij, në kundërshtim me mitin popullor, nuk ka prova të qarta se një penis i madh lidhet me kënaqësinë seksuale - as nuk ka prova se një penis i vogël është një shenjë e maturisë dhe racionalitetit.

"Burrat grekë panë njëri-tjetrin lakuriq gjatë gjithë kohës në gjimnaz, kështu që ata duhet të kenë qenë në dijeni, se jo çdo njeri “i moderuar” një penis të vogël, dhe jo çdo “i papërmbajtur,...” kishte një të madh", shton Lear. /Telegrafi/