LAJMI I FUNDIT:

Pse Raphael Varane mund të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë?

Pse Raphael Varane mund të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë?

Raphael Varane mund të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në verën e vitit 2024, ndërsa në kohën e fundit ai nuk preferohet si lojtar startues.

Ndeshja ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të mërkurën ishte paraqitja e tij e parë që nga nëntori.

Ai ka qenë në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe nuk ishte në skuadër kundër Chelseat, ndërsa tani është zbuluar se ai mund të largohet nga Man United këtë verë si lojtar i lirë.


The Athletic shkruan se kontrata e Varane përfundon një vit më herët se sa ishte publikuar fillimisht.

Më parë mendohej se marrëveshja e fituesit të Kupës së Botës do të përfundonte pas dy vitesh, siç njoftoi Man United, në njoftimin e tyre, ku thuhej se francezi do të jetë në klub deri në qershor 2025.

Sidoqoftë, marrëveshja skadon në fund të këtij sezoni, me Djajtë e Kuq që kanë një opsion për të zgjatur marrëveshjen. Nëse nuk e bëjnë këtë, Varane mund të diskutojë një transferim falas me klubet e huaja nga 1 janari 2024.

United i gatshëm t'i dëgjojë ofertat për Varanen gjatë janarit
Lexo po ashtu United i gatshëm t'i dëgjojë ofertat për Varanen gjatë janarit

Djajtë e Kuq i paguajnë Varanes rreth 15 milion euro në sezon, gjë që mund ta shtyjë klubin që të mos e përdorë klauzolën e vazhdimit.

30-vjeçari ka dy opsione në tavolinë, ku Bayern Munich dhe Saudite Pro League kanë bërë oferta për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori