Nuk ka qepë. Çdo restorant po përballet me mungesën e këtyre perimeve. Shenjat i shihni kudo.
Sipas statistikave zyrtare të muajit të kaluar, çmimi i qepëve u rrit në Filipine në rreth 700 pesos (11.8 euro) për kilogram.
Kjo është më shumë sesa kushton një kilogram mish dhe paga minimale ditore në vendin e Azisë Juglindore, transmeton Telegrafi.
Megjithëse çmimet kanë pësuar rënie javët e fundit, qepët ende janë luks për shumë qytetarë, thotë Rizalda Maunes, e cila drejton një piceri në qytetin Cebu.
“Ne blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami. Kjo është gjithçka që mund ta përballojmë”, tha Maunes për bbc.
“Klientët tanë e kuptojnë sepse nuk janë vetëm restorantet, por edhe njerëzit e zakonshëm që po hasin në vështirësi”, shton ajo.
Përbërësi kryesor i kuzhinës filipinase po bëhet simbol i rritjes së kostos së jetesës.
Kjo vjen në saje të inflacionit – rritja e çmimeve të çdo gjëje, nga ushqimi te karburantet – i cili arriti në një nivel rekord në vendin tropikal.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr, i cili është edhe sekretari i bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve të ushqimeve si një “situatë emergjente”.
Në fillim të këtij muaji, Marcos miratoi importin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të zbutur gjendjen e krijuar.
Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve po rrit kërkesën, ndërsa moti i ashpër ka ndikuar në kultivimin e kulturave bujqësore, përfshirë qepëve.
“Në gusht, Departamenti i Bujqësisë kishte parashikuar një mungesë të mundshme të kulturave bujqësore. Disa muaj më vonë, Filipinet u goditën nga dy stuhi të fuqishme që shkaktuan dëme të konsiderueshme në bujqësi”, thotë Nicholas Mapa, një ekonomist në ING Bank.
“Ne kemi parë gjithashtu një rritje të madhe të kërkesës pasi ekonomia u rimëkëmb ndjeshëm”, shtoi ai.
“Buqetë qepësh”
Rritja e çmimeve ka goditur edhe restorantet e ushqimeve në Cebu, një qytet mjaft i frekuentuar nga turistët.
Mishi dhe ushqimet e detit, zakonisht shërbehen me një salcë që në përbërje ka qepë dhe uthull.
“Qepët mund të gjenden në të gjitha pjatat tona të ushqimeve”, thotë Alex Chua dhe shtoi “se në restorant po e ndiejmë mungesën e qepës”.
“Jemi mirënjohës ndaj qeverisë që po zbaton masat për të ndaluar rritjen e çmimeve. Shpresojmë që të vazhdojnë të zbatojnë masa të tilla për të ulur më tej çmimet”, shton ai.
Qepët kanë qenë aq të kërkuara sa që April Lyka Biorrey zgjodhi të mbante një buqetë me qepë në dasmën e saj në Iloilo City.
“E pyeta burrin tim nëse mund të përdornim qepë në vend të luleve, pasi lulet do të thaheshin dhe do të hidheshin në kontejnerë të mbeturinave”, tha Biorrey.
“Pra, pse jo qepë? Ato mund të përdoren edhe pas dasmës”, tha ajo.
Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, dhjetë anëtarë të ekuipazhit të “Philippine Airlines” u arrestuan pasi ishin përpjekur që të kontrabandojnë rreth 40 kilogramë qepë.
Zyrtarët doganorë më vonë thanë se ata nuk do të përballen me aktakuza, por paralajmëruan udhëtarët që të mos transportojnë pa leje prodhime bujqësore.
Kriza në rritje
Kriza ka ushtruar presion mbi Marcosin, si sekretar i bujqësisë i Filipineve, i cili kishte premtuar se do të nxiste prodhimin vendor.
Disa ligjvënës kanë kërkuar që ai të emërojë një zëvendës të tij.
Duke folur në një seancë dëgjimore mbi rritjen e çmimeve të ushqimeve në vend, senatori Grace Poe tha se “Përpara ishte problem sheqeri, tani janë qepët. Do të përfundojmë duke mbajtur një seancë parlamentare për gjithçka rreth kuzhinës”.
Marie-Anne Lezoraine, këshilltare në Kantar Worldpanel, thotë se ndryshimi i klimës është gjithashtu një kërcënim i madh për sigurimin e ushqimeve.
“Fuqia blerëse është ‘tkurrur’. Shumica e konsumatorëve tash po arrijnë t’i blejnë vetëm gjërat themelore. Nëse ndryshimet klimatike shkaktojnë mungesa dhe për rrjedhojë rritjen e çmimeve, do të shkaktojë probleme të mëdha në Filipine”, pohoi Lezoraine.
Mapa beson se çmimi i qepëve mund të stabilizohet pasi qeveria po importon më shumë prej vendeve të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës