LAJMI I FUNDIT:

Pse përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me coronavirus?

Pse përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me coronavirus?

Prej momentit që u konfirmua i prekuri i parë me koronavirus, pamë një përdorim masiv të maskave dhe dorashkave nga ana e njerëzve, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit

Por një mjeke britanike ka bërë të ditur se përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me koronavirus.


Dr. Simran Deo tha për The Mirror se dorashkat mund të përmbajnë mikrobe dhe viruse në sipërfaqen e tyre, kur dikush ka kollitur apo teshtitur mbi to.

“Ndërkohë që dorashkat mund t’i mbrojnë duart nga kontakti me virusin, ato mund ta mbajnë virusin në sipërfaqen e tyre, duke rritur rrezikun e transmetimit të tij nëse prekim fytyrën, ushqimet apo të tjerët”, – shpreh Deo.

Dr. Dao shtoi se larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun dhe dezinfektimi i tyre me antibakterial është mbrojtja më e mirë nga koronavirusi.

Po ashtu, ajo këshilloi shmangien e kontaktit të ngushtë me të tjerët, ndërsa ata që kanë simptoma të ngjashme me gripin të qëndrojnë në shtëpi.

Nëse i përdorni dorashkat këtë periudhë, sigurohuni që kur t’i hiqni të tregoheni të kujdesshëm dhe pas kësaj të lani duart për 20-30 sekonda, në mënyrë që të shmangni ndonjë rrezik të mundshëm.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori