LAJMI I FUNDIT:

Pse në SHBA ka rënie të madhe të shitjes së robotëve industrialë

Pse në SHBA ka rënie të madhe të shitjes së robotëve industrialë

Kompanitë e Amerikës së Veriut porositën dukshëm më pak robotë në vitin 2023, duke i dhënë fund një bumi pesë-vjeçar mes një ekonomie të ngadalësuar dhe normave më të larta të interesit që e bëjnë më të vështirë blerjen e makinerive të sofistikuara.

“Kur gjendja e ekonomisë nuk është e mirë, është më e lehtë të shtyhet një blerje”, tha Jeff Burnstein, president i shoqatës së prodhuesve të robotëve “A3”.


Kompanitë blenë 31,159 robotë vitin e kaluar, 30 për qind më pak se në vitin 2022, llogaritë A3. Rënia e përqindjes është më e madhja që nga viti 2006, zbuluan ata.

Kërkesa ka rënë në kompanitë e lidhura me industrinë e automobilave, që përbënin rreth gjysmën e tregut të robotëve vitin e kaluar, por edhe në sektorët e ushqimit dhe përpunimit të metaleve.

Roboti Tesla palos këmishat, por njerëzit po pyesin nëse pamjet janë të vërteta
Lexo po ashtu Roboti Tesla palos këmishat, por njerëzit po pyesin nëse pamjet janë të vërteta

Në tremujorin e katërt, prodhuesit e robotëve regjistruan 7,683 porosi, tetë për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Universal Robots, prodhues danez i robotëve të vegjël fleksibël, raportoi së fundmi se të ardhurat e saj në vitin 2023 ranë me shtatë për qind në 304 milionë dollarë.

Ngadalësimi i kërkesës në vitin 2023 përkoi me njoftimin e disa prodhuesve për zhvillimin e versioneve më të avancuara të veturave.

Kështu, startupi i robotikës Figure raportoi në janar se kishte arritur një partneritet me BMW të Gjermanisë që duhet të rezultojë në instalimin e robotëve humanoidë në fabrikën e Karolinës së Jugut. Robotët humanoidë po zhvillohen gjithashtu nga prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla. /Telegrafi/