Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë nga UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar me një disproporcion në numrin e vajzave dhe djemve të lindur, duke indikuar se në Kosovë kryhen aborte selektive.
Kështu ka thënë Visare Mujku Nimani, udhëheqëse e këtij hulumtimi të UNFPA-së në Kosovë.
Sipas saj, në bazë të regjistrimit të popullsisë dhe hulumtimit, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve që normalisht është 105 djem për 100 vajza të lindura, në Kosovë është 112 djem për 100 vajza të lindura.
“Në hulumtimin që ne kemi bërë, është parë kronologjikisht diskrepancë mes vajzave dhe djemve në Kosovë, që ndikon që kemi preference më shumë ndaj djemve, e që nënkupton se ka aborte selektive në Kosovë. Edhe vendet e Ballkanit, por edhe Kaukazi, Armenia. Gjeorgjia etj, kanë diskrepancë gjinore, por Kosova, në krahasim me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, prin në këtë aspekt”, ka thënë Mujku.
Në këtë studim, në mesin e shumë vendeve tjera është përfshirë edhe Shqipëria, dhe Mali i Zi, ku thuhet se këto vende kanë arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza.
Ndryshe, Kosova ka në fuqi Ligjin për abortin, i cili parasheh që pas javës së 10, aborti mund të kryhet vetëm në raste specifike, por assesi për përzgjedhje të gjinisë.
Por, në Klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtoresha Myrvete Paçarada i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2015, në këtë institucion kanë lindur 4,817 djem, ndërsa 4,227 kanë qenë vajza.
Sipas zonjës Paçarada, në Klinikën gjinekologjike, nuk vërehet ndonjë diskrepancë mes lindjeve gjinore.
“Diku 10 për qind diferenca gjinore në lindje dhe ajo mund të tolerohet. Ne jemi në korniza të normales, andaj nuk ka dyshim se po bëhet abort selektiv. Edhe me ligj është i ndaluar seleksionimi i aborteve, por edhe caktimi i gjinisë me IVF është i ndaluar me ligj”, ka deklaruar Paçarada.
Ali Krasniqi, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se preferenca e lindshmërisë ndër vite në Kosovë, është në favor të djemve, duke u bazuar, siç thotë ai, në statistikat që ata i posedojnë.
Krasniqi përmend faktin se, Kosova ka më shumë femra rezidente, e që siç thotë ai, kjo po ndodh për shkak të lëvizjes së popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë, kryesisht të gjinisë mashkullore.
“Në popullsinë rezidente kemi një ndryshim. Ne kemi publikuar edhe vlerësimin e popullsisë në vitin 2015, për arsye se kemi një lëvizshmëri gjatë fundit të vitit 2015 dhe fillimi i 2016 jashtë Kosovës, dhe në kuptimin e strukturës gjinore tash raporti ka ndryshuar në favor të femrave. Pra, kemi një numër më të madh të femrave rezidente në Kosovë për arsye të lëvizjes”.
“Këtu ka shumë faktorë që përcaktojnë selektimin e lindshmërisë në Kosovë. Trendi i lindjes së meshkujve me preferencë ende vazhdon, por ka një rënie graduale, në krahasim me dekadat e mëparshme”, është shprehur Krasniqi.
Sipas studimit, shkalla e dallimit në gjini edhe në vendet e Kaukazit Jugor, në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, duke përfshirë edhe disa pjesë të Ballkanit, është rritur ndërmjet 110 – 117 djem në 100 vajza. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend