LAJMI I FUNDIT:

Pse Milani mund ta transferojë vetëm njërin mes Rashford dhe Walker?

Pse Milani mund ta transferojë vetëm njërin mes Rashford dhe Walker?

Milani është lidhur me transferimin e dy lojtarëve anglezë Marcus Rashford dhe Kyle Walker në afatin kalimtar të janarit, por ‘Rossonerët’ do të jetë në gjendje të regjistrojnë vetëm njërin prej tyre siç qëndrojnë gjërat.

Përfaqësuesit e Rashford janë takuar me një numër drejtorësh të klubeve të ndryshme në Evropë javën e kaluar, duke përfshirë edhe Milan, Barcelona dhe Borussia Dortmund.

Në ndërkohë, Pep Guardiola ka konfirmuar se Kyle Walker ka kërkuar mundësinë që të eksplorojë opsionet jashtë vendit pasi karriera e tij në ‘Etihad’ po vjen drejt fundit. Milani është lidhur me një transferim të tij për ta përforcuar vijën e mbrojtjes.


Ani pse Milani do përballet me një konkurrencë të ashpër për shërbimet e dy lojtarëve, arsyeja pse klubi nuk do të ishte në gjendje t’i regjistronte dy lojtarët është për shkak të financave.

Milani planifikon raundin e ri të bisedimeve me Man United për transferimin e Rashford
Lexo po ashtu Milani planifikon raundin e ri të bisedimeve me Man United për transferimin e Rashford

Serie A ka disa rregulla të veçanta sa i përket regjistrimit të lojtarëve jo evropian: Ka gjithashtu një kufi sa i përket numrit të lojtarëve jo evropianë që një klub mund t’i regjistrojë.

Serie A është dashur që ta shpjegojë statusin e saj për lojtarët britanikë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Në këtë mënyrë, çdo klub i Serie A lejohet që të regjistrojë maksimumi dy lojtarë të rinj jo evropianë në çdo afat kalimtar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori