LAJMI I FUNDIT:

“Pse Kosova është nën sanksione e jo Serbia” Hehir: Kosova po e shtrinë sovranitetin e brendshëm, s’po bën gjë të keqe

“Pse Kosova është nën sanksione e jo Serbia” Hehir: Kosova po e shtrinë sovranitetin e brendshëm, s’po bën gjë të keqe

Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir, tha se është e padrejtë pse Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian e jo Serbia, derisa tha se miku i presidentit serb (Radoiçiqi) është zënë me armë në dorë duke e sulmuar policinë e Kosovës

Hehir tha se pse Kosova është nën sanksione e jo Serbia, duhet të pyetet Kosova, pasi sipas tij, çdo herë kur Qeveria e Kosovës e ka shtrirë sovranitetin në veri, ka pas reagime ndërkombëtare.


“Duhet ta pyesni veten pse? A është kjo e pazakontë? Përgjigja në pyetjen e dytë është, jo, nuk është e pazakontë. Çdo herë viteve të fundit kur Qeveria e Kosovës ka provuar të shtrijë sovranitetin në veri disa pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë ankuar që do të sjellë destabilizim, që kjo të ketë probleme e gjëra të tjera. Kjo nuk është e vërtetë. Kosova e ka të drejtën dhe nëse Franca, Mbretëria e Bashkuar e njohin Kosovën dhe e njohin, kjo nënkupton që ato duhet ta pranojnë sovranitetin e Kosovës. Dhe nëse Kosova po e shtrinë sovranitetin e brendshëm, atëherë s’po bën gjë të keqe”, ka thënë Hehir për tëvë1.

Ai thotë se standardet e dyfishta që po bëhen në këtë rast janë të pabesueshme.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të qeta dhe u konsideruar të lira dhe korrekte. Zgjedhjet e fundit në Serbi u kritikuan nga ndërkombëtarët si të padrejta. Pse nuk po qortohet Serbia për këtë. Pse Kosova është nën sanksione? E vetmja palë në këtë dialog që ka përdorur forcë në mënyrë jolegjitime është Serbia. Janë përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë, nënkryetari i Listës Serbe që është zënë me armë në dorë duke gjuajtur mbi policët e Kosovës”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori