Pse ka rënë sot vlera e Bitcoin?

Vlera e Bitcoin ka rënë me 5 për qind të martën, pas një rritjeje të mëparshme që e çoi çmimin në një rekord të ri mbi 123 mijë dollarë.
Kjo rënie u shkaktua nga një valë përfitimit dhe një lëvizje të madhe të monedhave nga një portofol i njohur, që transferoi rreth 40,000 BTC (afërsisht 4.8 miliardë dollarë) te Galaxy Digital, një broker institucional.
Ky veprim shkaktoi shqetësim në treg, duke shtuar pasigurinë për shkak të historisë së këtij portofoli që nuk kishte qenë aktiv për 14 vjet, raportojnë mediat.
Pas këtij zhvillimi, më shumë se 450 milionë dollarë pozita të hapura u likuiduan në tregun e kriptomonedhave, shumica e tyre pozita "long" (blerje), sipas të dhënave nga Coinglass.
Megjithatë, analistët mbeten optimistë për të ardhmen e Bitcoin-it. Eric Demuth, CEO i Bitpanda, tha se pengesat janë larguar dhe se Bitcoin do të vazhdojë të rritet, duke arritur një kapitalizim të ngjashëm me atë të arit në vitet në vijim.
Ai parashikon se çmimi i Bitcoinit mund të arrijë nivele shumë më të larta, duke kaluar kufijtë aktualë të spekulimeve.
Në 24 orët e fundit, Bitcoin po tregtohet rreth 117,027 dollarë, ndërsa Ethereum ka rënë me 2.2 për qind, duke u tregtuar në 2,978 dollarë. /Telegrafi/














































