Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka reaguar me ironi ndaj një pyetjeje provokuese nga një ndjekës në Instagram.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në rrjetin social, ndjekësit patën mundësinë t’i drejtonin këngëtarit pyetje nga më të ndryshmet.


Megjithatë, një nga pyetjet mori një ton ofendues, duke e kthyer atmosferën në diçka më personale.

Foto: G-Bani / Instagram

“Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin Goca dhe Gra?”, shkroi ndjekësi.

G-Bani zgjodhi të mos e kalojë pa përgjigje, duke reaguar me një koment ironik:

“Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”.