Pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA-ja?

Sot është arritur marrëveshja tregtare mes SHBA-së dhe Japonisë.
Si pjesë e kësaj, Japonia ra dakord të rrisë blerjet e orizit me 75 për qind sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Japonia gjithashtu ra dakord të blejë avionë nga SHBA dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtje me kompanitë amerikane.
Por, pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA?
Orizi konsiderohet një mall thuajse i shenjtë në Japoni, i ngulitur thellë në kulturën, gjuhën dhe traditën e saj. Zakonisht, tregu është mbrojtur kryesisht nga importet përmes tarifave të larta.
Por, çmimet e orizit në Japoni janë dyfishuar që nga viti i kaluar, shkruan skynews.
Tani, me çmimet e orizit vendas kaq të larta, dërgesat nga jashtë janë në rritje.
Ky ushqim bazë është bërë një artikull luksi për shumë konsumatorë, duke shtuar presion mbi politikanët për të zgjidhur krizën.
Kjo krizë ishte pjesërisht për shkak të mungesave në furnizim që filluan në vitin 2024, duke shkaktuar një krizë kombëtare që kapën politikanët dhe konsumatorët të papërgatitur.
Në vitin paraardhës, një valë e nxehtësisë ekstreme çoi në një prodhim të pakët të korrjes.
Më pas, një tërmet i fortë që goditi jugun e Japonisë më 8 gusht 2024 shkaktoi panik tek konsumatorët, të cilët filluan të ruajnë oriz në sasi, duke zbrazur raftet e dyqaneve dhe përkeqësuar më tej problemin.
Në të njëjtin muaj kishte një mungesë prej 400 mijë tonësh metrikë oriz.
Në shkurt, qeveria liruar oriz nga stoqet e emergjencës, për të përmbajtur çmimet.
Në këtë kontekst, Japonia ka nisur të blejë më shumë oriz nga SHBA. /Telegrafi/


















































