Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Një burim i afërt me legjendën e WWE-së, Hulk Hogan, ka hedhur dritë mbi thashethemet që qarkullonin kohët e fundit në rrjet, sipas të cilave ylli i mundjes ndodhej në "shtratin e vdekjes".
Sipas raportimit të Mail Sport, këto lajme janë ekzagjerime të pavërteta, por nuk mohohet se ikona e wrestling-ut ka përjetuar probleme serioze fizike.
Burimi ka zbuluar se, pavarësisht që nuk është në rrezik për jetën, trupi i Hogan – i cili ka kaluar nëpër dhjetëra operacione dhe ndërhyrje gjatë karrierës së tij – është aq i lodhur dhe i konsumuar, sa është përshkruar si "trupi i një 140-vjeçari".
Hulk Hogan, 70 vjeç, ka qenë një nga figurat më dominuese në historinë e WWE-së, por trashëgimia e tij si legjendë është shoqëruar edhe me pasoja të rënda shëndetësore për shkak të dekadave në ring.
Megjithatë, ai mbetet i gjallë, aktiv dhe i përkushtuar ndaj fansave të tij, pavarësisht sfidave fizike që po përballet në këtë fazë të jetës.
I njohur për fizikun e tij masiv dhe veshjet shumëngjyrëshe, Hogan konsiderohet si një nga mundësit më të mirë të të gjitha kohërave. Një kampion bote 12 herë, kulmi i Hogan ishte në vitet '80, por ai ka vazhduar të mbetet një figurë e shquar në kulturën pop. Përveç mundjes, ai ka luajtur në filma si "Rocky III" dhe "Mr. Nanny", si dhe në shfaqjen e tij televizive "Hogan Knows Best". /Telegrafi/



















































