Ark. Xhelal Llonçari
Artur Evansi, arkeolog anglez, gjatë udhëtimit të tij nëpër viset tona ka regjistruar kalanë e Pejës me tiparin e vet karakteristik të tipit fushor. Me kohë, kalaja pëson dëmtime të konsiderueshme, por ende i kishte konturat dhe disa pjesë të muranave. Pas Luftës së Dytë botërore, pushteti komunist stimulon shkatërrimin e mbetjeve të kalasë, me qëllim të zhbërjes së identitetit tonë. Kështu, ata ia dolën ta çrrënjosin tërësisht si strukturë fizike. Pjesën tjetër e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë ne, duke u pajtuar shumë lehtë me këtë akt që nuk është i kryer në te gjitha dimensionet ekzistenciale, por ne po vazhdojmë ta konsideromë si të tillë. Kjo mund të vërehet pa mund të madh, sepse sot arkitektura e Pejës nuk e manifeston ekzistencën e kalasë në asnjë mënyrë arkitektonike e as muzeale dhe, kësisoj, gjeneratat e reja as që e dinë se Peja ishte qytet me kala në një anë, ndërsa, në anën tjetër, nuk i kanë të njohura në tërësi të bëmat e ish-pushtetit në fushën e arkitekturës. Asnjë objekt bashkëkohorë që do ta kishte reminishencën e kalasë, asnjë artefakt, përveç shkrimeve … thuajse i ka mbetur dikujt që t’i lexojë ato nëpër sirtarët e komunave në planet shterpe zhvillimore.
Vitet e`’70 të shekullit XX, sjellin fatkeqësi të mëdha për popullit tonë: pëson vrasje, dëbime, uzurpime, djegie, ngrirje, vuajtje e shumëçka tjetër. Me mija të vrarë në Beograd, Nish, Toplicë, Vranjë … si dhe me qindra-mijëra të shpërngulur nga vatrat e veta.

Këta të shpërngulur u vendosen gjithandej Kosovës, prej të cilëve mbi 500 familje zunë vend në Prishtinë. Ata nuk u priten ngrohtësisht nga vendasit. Megjithatë, me zhdërvjelltësinë e vet i krijuan lagjet e veta të cilat i ndërtuan me materialet rrethanore. Shumë kohë duhej që të pranohen, që të integrohen dhe të legjitimohen në shoqërinë tonë. Assesi nuk po mundemi ta ndërtojmë kujtimin për vuajtjet e tyre. Kur e sodisim arkitekturën dhe urbanizmin e Prishtinës, nuk mund të hasim në asgjë që na kujton atë kalvar, përveçse emrit të lagjes – Lagjja e Muhaxherëve – që ka mbetur si toponim i cili është produkt i inercionit të trashëguar, pa e pasur potencën e nevojshme intelektuale si shoqëri për ta artikuluar në mënyrë të denjë dhe përdoruese.
Fundi i shekullit njëzet, popullit tonë ia rikujtoi edhe një herë këtë histori duke e pësuar njësoj si dikur. Vrasje, djegie, uzurpime, dëbime … Dhe, si për çudi, as nga këto pësime dhe vuajtje nuk mbeti as ndonjë gjurmë e dukshme në arkitekturën dhe në urbanizmin e pasluftës.
Po i kthehem Pejës, sërish. Ajo u masakrua, ashtu si shumë vendbanime të tjera të vendit tonë; ajo u dogj, në veçanti Çarshia e Gjatë e cila në fakt paraqiste pulsin e qytetit që prej disa shekujve.

Për këtë ka fotografi, incizime filmike të cilat do mund të shërbenin si eksponate në ndonjë dyqan në kuadër të Çarshisë, dyqan që do të shndërrohej në një pikë memoriale të qytetit ku për urbicidin do të flisnin dokumentet vizuale. Këtu po e lë anash mundësinë e pashfrytëzuar të të konservuarit dhe rivitalizimit të një pjese të vogël, qoftë edhe të një dyqani të vetëm ashtu të djegur, të rrënuar dhe mbi të si feniks – me shprehje moderne arkitekturore – të ngrihej pika memoriale.
Por, jo. Shih andej-këtej … asgjë. Heshtje arkitekturore, heshtje shurdhuese. Athua, sa do ta durojnë sytë tanë këtë heshtje?
Këto pika dhe këto detyra kemi gjithandej nëpër vendin tonë, por i kemi ngulfatur me fjalë, kurse aristokracisë së historisë, arkitekturës, ia kemi mbyllur gojën me të dyja duart sikur kemi frikë mos të themi diçka! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Habia e evropianëve dhe talljet e Ataturkut dhe Bugattit me mbretërinë shqiptare

Apologjia e Sokratit, një thirrje e përhershme

Lumturia

LOGJIKA E PËRSOSUR

Propozimi i Sadulla Brestovcit më 1966, që hoteli i ri i Gjilanit të quhet “Dardania”

Fati i arbëreshëve në poezinë “Vrull” të Zef Serembes

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez