LAJMI I FUNDIT:

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Greqia ka kundërshtuar planin e aleatëve evropianë për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, duke argumentuar se Athina ka nevojë vetë për ato sisteme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve për ta furnizuar vendin e tij me sisteme Patriot ose sisteme tjera të ngjashme mbrojtëse.

Por, Greqia ka deklaruar se nuk do ta dhurojë asnjë nga sistemet e saj Patriot dhe S-300.


Gjithashtu, edhe Spanja ka refuzuar të dorëzojë një sistem të plotë mbrojtjeje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Ukraina ka vetëm një pjesë të vogël të Patriotëve por i nevojiten edhe të tjerë për të plotësuar mbrojtjen e saj.

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Patriotët janë sisteme të afta dhe mjaft të shtrenjta të mbrojtjes ajrore, me çdo bateri që kushton rreth 1 miliard dollarë dhe çdo raketë që kushton rreth 4 milionë dollarë.

Tashmë, Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore, por jo edhe Greqia.

Mundësinë e dorëzimit të ndonjë sistemi në Kiev e ka përjashtuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Athina i ka ofruar Kievit armë e municione, por me sa duket është e kujdesshme sa i përket ofrimit të sistemeve shumë të avancuara si ato Patriot.

Siç raportohet, Ukraina po kërkon furnizim për të mbushur boshllëqet në zonat e cenueshme të saj pasi i është dashur të largojë nga vija e frontit tanket luftarake amerikane M1 Abrams. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori