LAJMI I FUNDIT:

Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?

Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për krjimin e një brigade gjermane në Lituani si një hap kyç për të rritur praninë e forcave të NATO-s.

“Kjo është hera e parë që ne e kemi vendosur përgjithmonë një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”, tha Pistorius në një ceremoni lamtumirëse për brigadën paraprake, duke theksuar rëndësinë që ka ky veprim për ushtrinë gjermane.


Bëhet e ditur se së shpejti personeli ushtarak do të vendosë edhe bazat në Lituani e cila kufizohet me Poloninë, Bjellorusinë si dhe enklavën ruse të Kalinigradit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“E di se ka ende shumë për të bërë, duke përfshirë këtu infrastrukturën e duhur. Kazermat duhet të jenë atje”, tha Pistorius.

“Ka ende shumë për të bërë nga pala lituaneze. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pajisur brigadën me mjetet e duhura”, shtoi minstri.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka bërë që NATO të nxitojë me planet e saj për të forcuar krahun lindor.

“Panzerbrigade 45” në Lituani do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027 dhe do të përbëhet nga rreth 4,800 ushtarë me prani të përhershme dhe rreth 200 anëtarë civilë të forcave të armatosura gjermane dhe familjeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori