Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në botë janë gati të festojnë festën e Fitër Bajramit.
Bajrami – siç njihet zakonisht – është një nga festat më të mëdha në kalendarin mysliman.
Çka është Fitër Bajrami?
Bajrami bëhet në fund të Ramazanit – një muaj lutje dhe agjërim.
Emri “Fitër Bajrami” përkthehet si “festa e përfundimit të agjërimit”, raporton bbc.
Ashtu si fillimi i Ramazanit, Bajrami fillon me shfaqjen e parë të hënës së re.
Për myslimanët në Kosovë, kjo do të jetë në mbrëmjen e 12 majit.
Çka ndodh në Fitër Bajrami?
Shumë myslimanë do të marrin pjesë në lutjet e Bajramit në xhaminë e tyre gjatë mëngjesit të 13 majit.
Në Lindjen e Mesme, këto mbahen menjëherë pas namazit të sabahut. Në Kosovë falja e Bajramit bëhet në ora 05:53.
Është një traditë të veshësh rroba të reja dhe gjatë rrugës për në xhami, të hash diçka të ëmbël siç është hurma dhe të lexosh një lutje të vogël të quajtur tekbir.
Para lutjeve të Bajramit, myslimanët gjithashtu u kërkohet të paguajnë një shumë për bamirësi e quajtur “zekat al fitr” për të ndihmuar të varfrit.
Shumë njerëz shijojnë vakte të mëdha me miqtë dhe familjen dhe shkëmbejnë para dhe dhurata – në shumë vende, Fitër Bajrami është një festë publike.
Nëse doni t’i uroni dikujt mirë në Bajram, përshëndetja është “Urime Bajramin e për shumë mote”.
Çka është Ramazani?
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin hënor. Konsiderohet si një nga muajt më të shenjtë islamik.
Është gjithashtu një nga pesë shtyllat e Islamit. Këto janë pesë parime për të cilat myslimanët besojnë se janë veprime të detyrueshme të urdhëruara nga Zoti.
Myslimanët besojnë se disa nga vargjet e para të librit të shenjtë, Kuranit, iu zbuluan Profetit Muhamed gjatë muajit të Ramazanit. Theks shtesë i vihet leximit të Kuranit në këtë kohë, transmeton Telegrafi.
Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndjehen më pranë Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.
Si funksionon kjo në praktikë?
Myslimanët kanë një vakt në mëngjes herët para agimit, i njohur si syfyr.
Ata e prishin agjërimin pas perëndimit të diellit për vaktin e mbrëmjes, të quajtur iftar.
Ramazani është gjithashtu një kohë kur myslimanët inkurajohen të japin bamirësi, të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe të tregojnë mirësi dhe durim.
Gjatë muajit, besimtarët gjithashtu drejtohen në xhami për një lutje shtesë të natës të quajtur Taraweeh. Kjo mbahet vetëm gjatë Ramazanit.
Si caktohen datat për Ramazanin dhe Bajramin?
Kalendari Islamik ndjek kalendarin hënor prej 12 muajsh.
Muaji i Ramazanit është nënta e vitit gjersa Bajrami festohet në fillim të muajit të dhjetë, Shevalit.
Çdo muaj fillon me shikimin e hënës së re dhe zgjat 29 ose 30 ditë.
Në të kaluarën, kjo bëhej me sy të lirë, por vitet e fundit, janë përdorur teleskopët dhe teknologjia.
Vendet myslimane janë përhapur në një zonë të madhe gjeografike, nga Indonezia në Marok, që do të thotë se disa myslimanë mund të shohin hënën e re më herët se të tjerët.
“Tradicionalisht, Meka (Meka në Arabinë Saudite) ishte qendra e shikimit të hënës”, thotë Prof Muhamed Abdel Haleem nga Qendra e Studimeve Islame në SOAS (Shkolla e Studimeve Orientale dhe Afrikane) të Londrës.
“Ndonjëherë edhe në Lindjen e Mesme, vendet fqinje do të thonë se e kanë parë hënën në ditë të ndryshme”, thotë ai.
Kalendari hënor është rreth 10 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian, që do të thotë se çdo vit Ramazani fillon rreth 10 ditë më herët.
Çka është Kurban Bajrami?
Edhe pse Fitër Bajrami është bërë një ngjarje e njohur në botë, kjo nuk është e vetmja festë e Bajramit në kalendarin Islamik.
Kurban Bajrami festohet gjatë muajit Dhul-Hixhah. Ky është muaji ku myslimanët nga e gjithë bota bëjnë pelegrinazhin në Mekke, e cila njihet më mirë si Haxh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një ‘adhurues’ i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Turqia kryen sulme ajrore në Irakun verior pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Rusët vizatojnë bombardues në pistë, duke menduar se do të mashtrojnë ukrainasit – harrojnë t’i përfundojnë “punimet” deri në fund

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal