Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis.

Bajrami ka treguar se Exfis tash e sa vite e ka ndërtuar strategjinë e saj të sponsorizimeve duke u bazuar në parimet e Ligjit të Sponsorizimit, të cilin e përdor si mjet për të shpërndarë ndihmën në mënyrë sa më të drejtë dhe të balancuar në të gjithë vendin.


Në qendër të kësaj qasjeje janë fëmijët dhe të rinjtë, të cilët Bajrami i sheh si investimin më të rëndësishëm për të ardhmen.

“Ne tash e shumë vite organizimin që e bëjmë në raport me Ligjin e Sponsorizimit, kemi qejf me e shpërnda në gjithë territorin e Kosovës”.

“Ashtu kështu jemi prezent me pika në gjithë territorin e Kosovës edhe nëse kontribuojmë në Komunën e Prishtinës që është kryeqytet edhe domosdoshmërisht në disa raste ka me marrë fonde më së shumti sepse është edhe numri i sportistëve dhe i klubeve më i madh”.

“Por gjithsesi sepse nuk kemi dashtë me harru edhe pjesën tjetër të territorit edhe e kemi nda pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

“Çfarë ka qenë shumë e rëndësishme për ne që nga fillimi, kanë qenë fëmijët. Domethënë, për mua si Genc dhe sidomos për kompaninë që e përfaqësoj, e rëndësishme janë gjeneratat e reja, domethënë investimi në gjenerata të reja ty t’i sjellë të mirat pas shumë vitesh edhe e sheh saktësisht se çfarë ke bërë”.

“Unë mendoj që shumë prej klubeve të mëdha ndoshta nuk kanë nevojë për disa shuma të caktuara aq sa kanë nevojë shkollat e futbollit, basketbollit, artet marciale, klubet e femrave që në vitet e fundit ndoshta ka filluar të bëhet njëfarë vetëdijësimi më i madh, por më herët janë lënë anash”.

Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app