LAJMI I FUNDIT:

Pse EULEX-i hoqi dorë nga rasti i Ukë Rugovës?

Pse EULEX-i hoqi dorë nga rasti i Ukë Rugovës?

Ukë Rugova së bashku me ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija dhe 18 të tjerë akuzohen për krim të organizuar. Rastin e kishte marrë ta trajtonte misioni evropian për sundim të ligjit – EULEX.

Por sot u mësua se ky mision hoqi dorë nga ky rast.

Për Ehat Miftarajn, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) kjo ka ndodhur për shkak se këtij misioni i ndryshon mandati dhe struktura e tij.

“Qëndrimi i EULEX-it për t’u tërhequr nga gjykimi i rastit të Ukë Rugovës dhe të tjerëve, është dëshmi se viti 2018 do të sjellë edhe ndryshimin e mandatit dhe strukturës së EULEX-it në Kosovë”, ka thënë Miftaraj për Insajderin.

Sipas tij, vetë fakti se ky rast hyn në kuadër të rasteve më komplekse që i takojnë nivelit të lartë, padyshim se do ishte e pamundur që i njëjti të përfundojë brenda vitit 2018, që ndërlidhet edhe me mandatin e misionit të EULEX-it.

“IKD në raportet e saj të monitorimit të rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kishte kritikuar misionin e EULEX-it për neglizhencë, shkelje të afateve ligjore dhe ndërrim të anëtareve të trupit gjykues në këtë rast, që si pasojë ka rezultuar me prolongim të këtij rasti me vite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Miftaraj ka thënë se ndër dështimet më të mëdha të këtij misioni është edhe rasti i Ukë Rugovës.

“Pa dyshim se ky rast është një ndër dështimet e shumta të këtij misioni, që konteston rëndë integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij misioni në trajtimin e rasteve të nivelit të lartë në Kosovë”, ka vlerësuar ai.

Insajderi gjatë vitit të kaluar ka publikuar “Dosjen Grande”, ku përfshihet komplet hetimi dhe përgjimet telefonike.

Gjatë periudhës së përgjimit të Haraqisë, hetuesit e EULEX-it kishin vërejtur se ai bisedonte shpesh me dëshmitarët e prokurorisë në rastin “Grande”, kundër grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova.

Madje, në një prej tyre bisedonte me një mik të tij për mundësinë e ndryshimit të deklaratës së një dëshmitari. Miku i Haraqisë i thotë nëpërmjet telefonit se i duhet bërë presion njërit prej shokëve që ta ndryshoj deklaratën e dhënë në EULEX, pasi që  përmbajtja e saj mund ta dëmtoj Haraqinë.

Ndër tjerash Ukë Rugova dyshohet se së bashku me Izet Beqirin planifikonin të mposhtnin konzorciumin “Bechtel-Enka”, në tenderin 600 milionë eurosh të ndërtimit të autostradës “Arben Xhafer”.

Rugova përveç mashtrimit me viza, dhe veprave të dyshimta kriminale, mision kishte edhe intervenimin për të hequr nota të dobëta në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Në gusht të vitit të vitit 2013 Ukë Rugova kishte marr një telefonat nga bashkëpunëtori i tij, Izet Beqiri, se një i afërm i tij kishte pasur një njësh në lëndën e Gjeografisë.

Për të gjitha këto veprime të paligjshme EULEX-i ka deklaruar se nuk ka kapacitet për ta gjykuar këtë vepër penale. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori