Është normale t’ia dëshironi fëmijës të gjitha të mirat e jetës, por lazdrimi i fëmijëve dhe realizimi i çdo dëshire të tyre mund të jetë i dëmshëm për ta në periudhë afatgjate

Një psikologe e fëmijëve i ka theksuar brengat e saja për prindërit e shtresës së mesme, ku thotë se paaftësia për t’i thënë “jo” fëmijëve shpie në sjellje të keqe dhe paaftësi për t’u ballafaquar me “realitetin e botës”, transmeton Telegrafi.


Amanda Gummer ka treguar se prindërit shpeshherë janë tejet ambiciozë për fëmijët e tyre saqë nuk e kuptojnë se realizimi i çdo dëshire është duke i lazdruar ata dhe do t’iu shkaktojë dëme në periudhë afatgjate.

32429 child in trouble 1200.1200w.tn

Ajo tregon se këta fëmijë rriten të kenë probleme me konkurrencën, duke besuar se çdo gjë u përket atyre, ndërsa prindërit refuzojnë ta marrin përgjegjësinë për veprimet e fëmijës.

Kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni së trajtuari mirë fëmijët apo të interesoheni më pak në jetën e tyre të përditshme, por sugjeron t’ua inkurajoni atyre pavarësinë kur është e nevojshme dhe, më e rëndësishmja, asnjëherë të mos frikësoheni t’i thoni fëmijës “JO”. /Telegrafi/