LAJMI I FUNDIT:

Pse është e rëndësishme të mos lejoni askënd të ulet në shtratin tuaj kur vjen nga jashtë?

Pse është e rëndësishme të mos lejoni askënd të ulet në shtratin tuaj kur vjen nga jashtë?

Nëse e dashura ju kërkon të mos uleni në shtratin e saj, mos e ofendoni. Është më mirë të ndiqni shembullin e saj

Kjo vlen kur sapo jeni kthyer nga puna dhe menjëherë shtriheni në krevat me rrobat ”e jashtme’’.

Duhet të mbani gjithmonë një sy hapur, kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien. Prandaj edhe duhet të lexoni këtë artikull:

Bakteret ngjiten në trup

Bakteret mund të jetojnë për javë, ose madje edhe me muaj në rrobat tuaja, sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut.

Tierno shton, që madje edhe rrobat krejt të reja mund të ndoten me mikrobe, kështu që është pa dyshim një ide e mirë të hiqni këmishën me të cilën keni qenë duke ecur për 12 orë, përpara se të uleni në shtrat. Ky rregull duhet të zbatohet edhe për mysafirët tuaj.

Nëse mbani veshur rrobat që keni pasur gjatë ditës, mund t’ju shfaqen infeksione, skuqje dhe puçrra. Një nga arsyet që ne shpesh shohim puçrra në shpinë dhe gjoks është për shkak të rrobave të yndyrshme, të cilat mbledhin pluhur në rrugë dhe zyra.

Në përgjithësi, trupi i njeriut derdh afro gjysmë milion qeliza të lëkurës dhe rreth një litër djersë çdo ditë. Prandaj, nëse nuk ndërroheni përpara se të shtriheni, shtrati i mbart të gjitha këto papastërti.

GIF by moodman

Rrobat kanë qenë…kudo

Ndaloni një moment dhe mendoni se ku kanë prekur rrobat tuaja gjatë ditës? Mendoni gjithashtu sesa shumë njerëz kanë qenë në ato vende. A do t’i ftonit ata të uleshin në krevatin tuaj?

Nëse i mendoni këto gjëra, me siguri nuk do të shtriheni në krevat me rrobat që keni mbajtur gjatë ditës.

Shtrati juaj është një zonë rehatie dhe sigurie

Ju duhet të jeni të lumtur të mbështillni veten me batanije dhe të përqafoni jastëkun, pasi është një vend për t’u çlodhur dhe për të fituar energji.

Këshillohet që të mos punoni në shtrat, pasi truri e lidh krevatin me rehatinë dhe relaksin, që është një kontribut i shkëlqyeshëm për gjumin e shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori