LAJMI I FUNDIT:

Pse e vizitoi Haradinaj familjen Rugova? (Foto)

Pse e vizitoi Haradinaj familjen Rugova? (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjithashtu i nominuar nga koalicioni PAN si kandidat për kryeministër, së bashku me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në shtëpinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Megjithatë, pasi e ka kryer vizitën tek familja Rugova, Haradinaj ka thënë vetëm se ishte një takim për shkak të rëndësisë që ka kjo familje.


Ndërkaq, në pyetjen nëse kanë nënshkruar marrëveshje me Teuta Rugovën, Haradinaj nuk është përgjigjur.

Gjithsesi zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj u ka thënë mediave se do të njoftohen më vonë në lidhje me këtë.

Ndërkohë, mediat më herët kanë raportuar se ai aty ka bërë arritjen e një marrëveshje me të bijën e ish-presidentit, deputete e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugovën.

Me anë të kësaj marrëveshje pritet që Teuta Rugova të mbështesë formimin e institucioneve në Kosovë, duke përfshirë edhe votimin e Haradinajt për kryeministër.

Ndryshe, në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori