LAJMI I FUNDIT:

Pse disa njerëz kanë fobi kërthizën?

Pse disa njerëz kanë fobi kërthizën?

Nëse jeni në këtë artikull, me gjasë keni omfalofobi (omphalophobia) ose jeni kuriozë të dini për këtë fobi specifike

Omfalofobia është një fobi specifike – pra frikë ekstreme, e vazhdueshme e cila përqendrohet në një gjë të caktuar. Në këtë rast, te kërthiza.


Ashtu si me fobitë e tjera specifike, njerëzit mund të jenë ndoshta të vetëdijshëm se nuk është e arsyeshme, por nuk mund ta kontrollojnë. Ankthi rritet thjesht duke menduar për kërthizën, madje mund të shfaqen edhe simptoma fizike.

A mund të hapet kërthiza? Jo. Kërthiza është mbetje e kordonit umbilikal. Shumë prej kërthizave duket sikur kanë një nyjë që mund të zbërthehet, por jo – nuk mund të hapet.

Jo të gjithë janë adhurues të kërthizës. Ndoshta nuk ju pëlqen t’i shihni apo t’i prekni, të të tjerëve ose tuajën. Ose ndoshta pyesni veten nëse kërthiza juaj është normale ose pse e keni të dalë jashtë. Mirëpo asnjë nga këto gjëra nuk tregon për fobi, por thjesht preferenca personale.

Nga ana tjetër, janë disa shenja që tregojnë se mund të keni omfalofobi:

▪ Frikësoheni nga mendimi për të parë një kërthizë.
▪ Përpiqeni të largoheni prej tyre. Shmangni pishinat, plazhet dhe dhomat dhe zhveshjes.
▪ Keni ankth kur shihni një kërthizë.
▪ Një kërthizë provokon një dëshirë për t’u larguar.
▪Nuk e prekni dot kërthizën tuaj ose atë të njerëzve të tjerë.
▪ Keni ankth kur dikush prek kërthizën.

Simptomat fizike të fobive mund të përfshijnë:

▪ gojë e thatë
▪ dridhje
▪ djersë
▪ gulçim
▪ stomak i përzierë, të vjella
▪ shtrëngim në gjoks
▪ rrahje të shpejta të zemrës

Shkaqet e mundshme të omfalofobisë

Frika është një përgjigje normale ndaj rrezikut. Kur jeni në rrezik, frika nxit një reagim që mund t’ju shpëtojë. Një fobi shkon përtej kësaj. Fobia është një frikë e tepruar ose e paarsyeshme që shkakton probleme në jetën tuaj.

Fobitë mund të zhvillohen pas një përvoje të keqe. Kur ndodh kështu, quhet fobi eksperimentale-specifike. Megjithatë një përvojë e keqe nuk është e nevojshme për të patur një fobi. Kjo quhet fobi specifike joeksperimentale.

Faktorët gjenetikë, zhvillimorë dhe mjedisorë mund të luajnë një rol në shfaqjen e fobive. Frika nga kërthizat është e paarsyeshme, kështu që mund të mos jeni në gjendje të përcaktoni shkakun e saktë. Megjithatë kjo fobi është e trajtueshme me sukses.

Burimet: Psych Times, Anabel, Healthline

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori