LAJMI I FUNDIT:

PSD: Qeveria nuk reagoi pasi u përdorë dhunë nga policia, por pas presionit të madh të qytetarëve

PSD: Qeveria nuk reagoi pasi u përdorë dhunë nga policia, por pas presionit të madh të qytetarëve

Reagimin e Qeverisë së Kosovës, pas dhunës së përdorur dje nga Policia e Kosovës gjatë arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, këta të fundit po e konsiderojnë të vonshëm.

Nga PSD-ja përmes një komunikate për medie, kanë thënë se ky reagim ka ardhur vonë dhe “prej zorit”.


Sipas tyre, reagimi nuk është bërë pas dhunës së përdorur e as pas arrestimit të aktivistëve, por pas presionit të madh të qytetarëve.

“Reagimi i Qeverisë nuk erdhi pasi u përdor dhunë nga policia, as pasi u arrestuan aktivistët. Qeveria ka reaguar vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik. Prandaj reagimi doli në ora 23:00. Kjo është mënyra e vetme sesi ky pushtet matet. Reagimi është i vonshëm, dhe erdhi prej zorit”, thuhet në komunikatë.

Tutje ata shtojnë se, “Dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve”.

“Ajo merr forma të ndryshme në kohë, por qëllimi është i njëjtë: paqtimi i dallimeve, dëgjueshmëria, disiplinimi. Policët më të zellshëm në ushtrimin e dhunës janë ata që marrin tagrin moral e politik prej populizmit të Kryeministrit Kurti”.

Sipas tyre, “Rendet me tendenca totalitare janë të rrezikshme sepse funksionojnë pa nevojën për komandime direkte nga sipër”.

“Dhuna policore është e papranueshme. Qeveria nuk mund të fshihet prapa një reagimi e një suspendimi të policit. Qeveria fshihet prapa një reagimi që flet për të drejtën për protestë, e në njëjtën kohë dhe për të njëjtin parim mbanë të burgosur Kryetarin e PSD-së. Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas protestës së mbajtur të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj.

Qeveria reagon pas aksionit të PSD-së: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës
Lexo po ashtu Qeveria reagon pas aksionit të PSD-së: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës

Qeveria në reagimin e bërë për media thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori