LAJMI I FUNDIT:

PSD për bastisjen e zyrave të NPB-së: Po bëhet përndjekje politike

PSD për bastisjen e zyrave të NPB-së: Po bëhet përndjekje politike

Partia Socialdemokrate ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëndron mbrapa vendimit për bastisje të zyrave të Ndërmarrjes Publike Banesore. PSD thotë se policia është shndërruar në një njësi politike pasi kundërligjshëm ka ndalur kamerat gjatë bastisjes. Nga kjo parti kërkuan që të bëhet publik urdhrin për ndaljen e kamerave. Po ashtu, u tha se kjo është një përndjekje politike për shkak se dy aksionare të kësaj ndërmarrje janë anëtarë të PSD-së.

Policia e Kosovës gjatë së enjtes ka bastisur zyrat e NPB për, siç u tha nga këta të fundit, për projektin e ndërtimit në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Ky projekt është kundërshtuar në vazhdimësi edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media, deklaroi se policia është përdorur dhe më këtë rast ka bërë një intervenim politik, duke shkelur Kodin Penal.

“Prej rreth tre orësh që qëndron në Ndërmarrjen Banesore, njësitet policore, që janë njësitet politike të jashtëligjshme, antidemokratike, të instrumentalizuara nga partia në pushtet, për rreth 55 minuta i fikin kamerat e sigurisë. Në të njëjtën kohë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal, i lokalizojnë përfaqësuesit e Ndërmarrjen Publike dhe në të dy katet e këtij objekti qëndrojnë pa kamera të sigurisë, pa persona përgjegjës të ndërmarrjes, që i obligon ligji dhe nenet përkatëse. A ka shkuar policia me e zënë krimin, t’i konfiskojë provat apo ka shkuar policia të vendosë prova. Ne i bëjmë thirrje sot të deklarojë publikisht, cili është vendimi që ata i kanë lejuar t’i ndalin kamerat dhe i bëjmë thirrje ta bëjnë publike, sepse kjo është shkelje e rëndë, është hera e parë që policia bën shkelje të tilla në institucione publike dhe private dhe kjo nuk është shkelje e rastësishme, po intervenim politik”, deklaroi Molliqaj.

Molliqaj tha se e gjithë procesi ka nisur nga anëtari i kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës, Egzon Azemi dhe i gjithë aparati shtetëror i është vënë në shërbim përkundër se vendimi për ligjshmërinë e projektit është vërtetuar nga dy instanca gjyqësore.

Ai kërkoi hetim të menjëhershëm për veprimet policore si dhe të bëhet publike vendimi që është kërkuar fikja e kamerave të sigurisë. Molliqaj u shpreh se ka tendencë të përndjekjes politike pasi dy anëtarë të kësaj partie Dren Kukaj e Genc Sherifi janë aksionarë të NPB-së.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtyre veprimeve policore, nuk ka asnjë rast të vetëm që mund ta gjeni, që policia i ka ndalur kamerat e sigurisë. Policia edhe kur ka urdhër kontroll, në urdhrin e kontrollit e ka të shkruar se çfarë mund të konfiskojë dhe çka duhet të konfiskojë. Policia ka të drejtë të të kërkojë kamerat por jo t’i shkyçë kamerat jashtëligjshëm. Policia nuk ka të drejtë në asnjë qosh, të asnjë objekti që kontrollon, ta bëjë pa prezencën e pronarit ose përfaqësuesit ligjor të atij institucioni, ose të atij objekti që e bën. Mos harroni që po ndodhë jo rastësisht sepse kanë tendencë të përndjekjes politike ndaj Partisë Socialdemokrate. Sepse siç e dini, dy nga aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore nga anëtarët e kaluar kanë qenë të PSD”, tha Molliqaj.

Njëri prej aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj, njëherit anëtar i PSD-së, deklaroi se asnjë element i marrëveshjes për projektin e ndërtimit në Lakrishte nuk është abuziv.

“Shikuar nga hapësira rreth e përçak ku ka qenë toka e Ndërmarrjes Publike Banesore, përqindja që ne e kemi marrë, krahasuar me përqindjen e të gjitha tokave aty përreth, është përqindja më e lartë, por nuk ka elemente të abuzimit. Mbi 50% e vlerës së gjithë projektit i takon Ndërmarrjes Publike Banesore. Kam qenë drejtor (komunal) i Pronës (së Komunës së Prishtinës) dhe kam parë marrëveshje të tilla, marrëveshjet që i kemi arritur ne është për çdo lëvdatë në aspektin e mbrojtjes së interesit publik”, deklaroi Kukaj.

Kukaj shtoi se me këtë projekt rritet edhe pasuria e Ndërmarrjes Publike Banesore por edhe të hyrat dhe fitimi.

Kukaj: Kemi rritur vlerën e ndërmarrjes

“Nga kjo pronë, ne i kemi realizuar diku 37 mijë euro të hyra në vit. Nga kjo marrëveshje, të hyrat nga kjo pronë Ndërmarrjes i rriten me 3.9 milionë euro në vit, prej 37 mijë euro në 3.9 milionë euro. NPB-së nga themelimi i ka pasur rreth 80 milionë euro pasuri. Nga kjo marrëveshje, i bëhet 120 milionë euro. Pra, i rritet rreth 40 milionë euro. Për më tepër të gjitha të hyrat e ndërmarrjes që i ka të parapara nga pronat e saj, nga 2 milionë bëhen 5.16 milionë euro në vit. Pra gjykuar nga të gjitha aspektet, interesi publik ka qenë i mbrojtur në këtë marrëveshje, pra nuk ka asnjë element ku është abuzuar me interesin e ndërmarrjes”, vijoi Kukaj.

Në fund, ai tha se edhe rezultatet e aludimit e kanë nxjerrë NPB si ndërmarrje të suksesshme, ndërsa numëroi edhe të arriturat.kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori