LAJMI I FUNDIT:

PSD: Nëse marrëveshja përbën shkelje kushtetuese, konsekuencat duhet të ndiqen deri në fund

PSD: Nëse marrëveshja përbën shkelje kushtetuese, konsekuencat duhet të ndiqen deri në fund

Partia Socialdemokrate, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se ka zbuluar një marrëveshje sekrete midis Thaçit, atëherë kryeministër, dhe Sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku FSK do të shkojë në këtë pjesë të territorit vetëm pas koordinimit me KFOR-in.

PSD, përmes një njoftimi ka thënë se, nëse, letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, atëherë kjo marrëveshje përbën shkelje e Kushtetutës.


“Deri më tani Qeveria e re nuk ka marrë qëndrim tjetër karshi rolit të forcave të armatosura të Kosovës në veri. Veç kësaj, Kurti nuk po insiston as në vlerësimin e kushtetueshmërisë së saj. Nga çfarë kuptuam prej konferencës së jashtëzakonshme, denoncimi i tij ishte veprim transparence. E përgëzojmë për këtë”, thuhet në komunikatë.

Sipas PSD, nëse marrëveshja përbën shkelje kushtetuese, konsekuencat duhet të ndiqen deri në fund.

Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit

“Ky denoncim nuk duhet të ndalet vetëm me grindjen personale e sulmin mediatik ndaj Thaçit. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, e Kurti si kryeminstër duhet ta anulojë atë”, thuhet më tej.

Po ashtu PSD konsideron se Kurti e ka ndryshuar dukshëm qëndrimin e tij karshi dialogut me Serbinë pas konferencës së Mynihut.

“Kjo sepse aty është kuptuar që përveç Kryeministrit Kurti, pjesë e këtij dialogu do të jetë edhe Presidenti. Është kuptuar që ai nuk po mënjanohet dot. Pa këtë kontekst, letra si e vetme duket absurde. Nëse nuk e kërkon shkarkimin, as nuk e gjykon si të dëmshme përmbajtjen e marrëveshjes, si arsyetohet urgjenca e lajmit e konferenca e jashtëzakonshme. Në fakt, konflikti Thaçi-Kurti është konflikt për rolin qendror bashkëpunues. Me kë punojnë amerikanët, kjo është çështja-kjo është lufta”, thekson PSD./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori