LAJMI I FUNDIT:

PSD: Minoritetet në shënjestër

PSD: Minoritetet në shënjestër

Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se devijimi i përfaqësimit të minoriteteve sipas parashikimeve të Planit të Ahtisaarit nxjerr në pah konfliktin e brendshëm dhe dykuptimësinë e vetë këtij Plani.

PSD, përmes një komunikate thotës e Kosova sipas këtij Plani është edhe shoqëri e qytetarëve, por edhe shoqëri e komuniteteve etnike.


“Ulëset e garantuara janë aty për shkak të minoritetelve etnike, ashtu që ata të mos mbeten të nënpërfaqësuar. Pra, ato nuk janë rezultat i vullnetit qytetar në përgjithësi, por vullnet i një kategorie specifike brenda tij. Por, duke qenë se kategoria juridike ‘qytetar’ është mbi ‘komunitetin etnik’, qytetarët tjerë që nuk u takojnë këtyre komuniteve, por me të drejtë vote, kanë votuar për subjekte e përfaqësues që deklarohen se përfaqësojnë minoritetin boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas. Kjo i ka lënë vetë minoritetet për të cilat ishin miratuar këto aranzhime të pa përfaqësuara”, thotë PSD, përcjell Telegrafi.

Më tej sipas PSD, “Plani i Ahtisaarit ka parashikuar këta mekanizma përfaqësimi nën supozimin e nevojës për ta mbrojtur pakicën serbe të rrezikuar. Kurse sot shteti i Kosovës nuk arrin t’i mbrojë minoritetet që janë qytetarë të saj prej ndërhyrjeve së Serbisë. Në fakt, ky Plan ishte negociuar dhe përgatitur përballë kërkesave territoriale të Serbisë në negociatat për statusin”.

“Shteti as partitë nuk po e vrasin mendjen për këtë ndërhyrje në mënyrën se si është konceptuar përfaqësimi i pakicave. Ky fenomen ka ndodhur gjatë gjithë kohës para syve tanë. Para fushatës dhe në fushatë. Qeveria në detyrë është mjaftuar me një reagim të beftë, kurse partia që pritet të qeverisë me vendin nuk sheh as mendon gjë tjetër veç votave të mergatës”.

“Serbia nuk e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, por duke e shfrytëzuar këtë Plan, dhe bashkë me Listen Serbe po e devijon atë. Ajo ka ndërhyrë tek njerëzit më të dobët dhe i ka lënë të pa përfaqësuar. Është Kosova që nuk po i mbron, siç nuk i mbron as gratë, komunitetin LGBTQI, apo të tjerë njerëz të rrezikuar”.

“Ka kohë që në Kosovë ligji, politika e debati publik argument të vetëm ka forcën. Qoftë ajo e shprehur si numër në sondazhe apo votë në zgjedhje; qoftë si fuqi e vendimmarrjes në institucione”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori