LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon shkarkimin e Hysen Durmishit, “vendos fytyrën e tij në 5 euro”

PSD kërkon shkarkimin e Hysen Durmishit, “vendos fytyrën e tij në 5 euro”

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur sërish një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, kundër vendosjes së taksës prej 5 eurove për regjistrimin e veturave.

Anëtarët e kësaj partie, vendosën edhe një pankartë kinse 5 euro, e që ishte fytyra e zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi transmeton Telegrafi.


Teuta Rrusta nga PSD-ja para mediave tha se rrugës duke ardhur kanë kuptuar që Durmishi e ka anuluar tenderin për tiketat prej 5 euro.

Ajo tutje tha se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, anulimi i tenderit ka ardhur për shkak të presionit të opozitës.

“Rrugës tek po vinim e kuptuam që zëvendësministri ka pezulluar vendimin për tiketat ngjitëse në vetura, pas një presioni të madh të opozitës. Kjo nuk erdhi si rezultat i vëmendjes që të luftohet plaçka e rrallës, por kjo erdhi se aty kishte tendenca që të fshihej hajnia dhe çka nëse nuk do të bëhej e ditur nga mediat dhe do të kalonte në heshtje a do ta ngriste vetë, natyrisht që jo kjo erdhi si rezultat i luftës së përbashkët të spektrit opozitar”.

Ndryshe, ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje”, ka thënë ai.

Për vendosjen e taksës kishte kundërshtime të shumta nga partitë opozitare, kurse PSD para disa ditëve ka mbajtur edhe një aksion, ku ishin arrestuar tetë persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori