Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ndër tjerash ka shkruar: “Sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve, unë nuk mund që t’ju injoroj. Përkundrazi, votën tuaj unë e ndëgjova me vëmendje të lartë dhe sinqeritet të plotë. Për t’ju përgjigjur kësaj, unë që nga sot jap dorëheqje të plotë nga pozitat e mija brenda strukturave të Partisë Socialdemokrate duke marr përgjegjësinë si shef i grupit parlamentar dhe anëtar i kryesisë”.
Më poshtë e keni postimin e plotë të Sejdiut:
Më lejoni që edhe njëherë të shprehi falenderimin tim të thellë, jo vetëm për daljen masive në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për edukatën e lartë qytetare që solli një standard të ri demokratik në Republikën e Kosovës.
Në këto zgjedhje ju folët përmes aktit më sublim demokratik – votimit.
Ndërsa që nga sot, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, vota juaj do të flas përmes konstituimit të ri parlamentar që do të dal prej çertifikimit të zgjedhjeve nga KQZ nesër. Me këtë rast, më lejoni që gjithashtu t’i falenderojë fituesin e zgjedhjeve duke ju uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Rrugëtimin tim politik pothuajse 10 vjeçar unë e kam shtruar mbi dy parime themeltare të cilave ju kam qendruar gjithmonë besnik.
Ato janë vlerat universale progresiste të barazisë, solidaritetit dhe drejtësisë, dhe zhvillimi ekonomik socialdemokrat që në qendër të saj vë shumicën që ka pak. Këto parime më kanë drejtuar politikisht në mënyrë që unë ato ti drejtoj institucionalisht.
Në zgjedhjet e 6 Tetorit ju folet, madje më zë të lartë.
Sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve, unë nuk mund që t’ju injoroj. Përkundrazi, votën tuaj unë e ndëgjova me vëmendje të lartë dhe sinqeritet të plotë.
Për t’ju përgjigjur kësaj, unë që nga sot jap dorëheqje të plotë nga pozitat e mija brenda strukturave të Partisë Socialdemokrate duke marr përgjegjësinë si shef i grupit parlamentar dhe anëtar i kryesisë.
Duke besuar thellësisht se socialdemokracia është e vetmja rrugë përpara, dhe Partia Socialdemokrate duhet të jetë strumbullar i politikave socialdemokrate, unë do të jem në përkrahje të plotë të strukturave të reja partiake por jo në funksione vendimmarrëse. Por, më lejoni të theksoj se dorëheqja ime nuk është dëshpërim, apo për të parafrazuar poetin anglez J. R. R. Tolkien “dëshpërimi është vetëm për ata që shohin fundin përtej çdo dyshimi.”. Unë nuk e shoh. Ajo çfarë unë shoh është guximi dhe shpresa… dhe e ardhmja.
Për fund, më lejoni që ti falenderojë të gjithë kolegët dhe koleget, shoqet dhe shokët, familjen, dhe të gjithë të tjerët që më mbështetën në kohë të vështira dhe në momente gëzimi, në këtë rrugëtim timin politik.
Përtej politikës, jeta do të vazhdoj, ku do ti përkushtohem me vullnet të plotë punës sime profesionale dhe kryeqytetit. Ajo çfarë do të mbetet e njëjtë është përkushtimi im në mbrojtjen e parimeve të mija themeltare për barazi dhe drejtësi shoqërore e solidaritet të plotë me të shtypurit.
Ju falenderojë edhe njëherë, e mirëupafshim në rrugëtimin e ri. (sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri