LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion simbolik, i vendosin pasqyrë Kurtit

PSD me aksion simbolik, i vendosin pasqyrë Kurtit

Partia Socialdemokrate sot mbajti aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej Qeverisë Kurti.

Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, tha që ” Alternativa Qeverisëse, por edhe zotimet elektorale të vitit 2017 e kishin një nga zotimet ndryshimet kushtetuese për t’i shmangur pengesat e Planit të Ahtisaarit. E kemi pa programin e Qeverisë Kurti. Asnjë rresht i tij nuk flet për synimet e kësaj proteste.”


Ajo shtoi se sot u bënë 13 vjet nga protesta e 10 shkurtit dhe se ky përvjetor është i veçantë sepse përballë kësaj date është Albin Kurti si kryeministër.

“Duke qenë kështu, 10 shkurti është pasqyra e llojit të qeverisë që na pret. Në krye të Qeverisë e kemi një kryeministër pa projekt politik, në fakt të shkëputur nga gjithë çfarë ka përfaqësuar gjatë viteve.

Ky nuk është paragjykim as parashikim. Për disa gjëra nuk ka nevojë të presim se si do të veprohet sepse ka gjëra të cilat thjesht nuk përmenden. Këtu me vete e kam programin e Qeverisë Kurti. Asnjë rresht i tij nuk flet për synimet e kësaj proteste.

Ka shumë njerëz që thonë se Plani i Ahtisaarit është temë tashmë e tejkaluar. Plani i Ahtisaarit është aktual sepse është mekanizmi kryesor institucional që e fuqizon listën serbe, tashmë kolegët e Kurtit. Bëhet fjalë për mekanizmin e shumicës së dyfishtë që e bllokon vendimmarrjen demokratike në Kuvend”, tha Rrusta, thuhet në njoftimin për media.

PSD thekson se tash që Kurti është në Qeveri, 10 shkurti nuk duhet të jetë ritual përkujtimor i Partisë, por aksion qeveritar.

“Më 10 shkurti është dita kur Kurti duhet ta shikojë veten në pasqyrë. Ne nuk po e njohim më. 10 shkurti është pasqyra që Kurti s’do ta dëshironte. Është pasqyra e metamorfozës së tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori