LAJMI I FUNDIT:

​PSD: 5 Marsi është përvjetori i sakrificës për liri që shënon datën e kthimit të madh

​PSD: 5 Marsi është përvjetori i sakrificës për liri që shënon datën e kthimit të madh

Partia Socialdemokrate vlerëson se 5 Marsi është përvjetori i sakrificës për liri që shënon datën e kthimit të madh.

Në komunikatën e PSD-së dërguar medieve thuhet se Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë.

“Sot është 5 Marsi, dita e UÇK-së. Përvjetori i sakrificës për liri, i ngjarjes që shkundi pakthyeshëm kohën, që e bëri guximin ligj veprimi, e mendjes llogarite ia dha vullnetin e pallogaritshëm . Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë. I atij njeriu që historia na e sjell nga e ardhmja. 5 Marsi shënon datën e kthimit të madh, është data kur një kohë ndalon për t’u përvijuar një rrugë e re. Lavdi të rënëve për liri!”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.