Partia Socialdemokrate përmes një reagimi publik ka thënë se 1 maj i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër coronavirusit.
PSD thotë se shumica e punëtorëve janë pa sigurime shëndetësore e të keq-paguar, transmeton Telegrafi.
“Në mbarë botën, 1 Maji i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër virusit COVID/19. Shumica dërmuese e atyre që po quhen punëtorë esencialë, janë punonjës të shërbimeve, të keqpaguar, pa sigurime shëndetësore e shpesh pa mjetet e nevojshme për përballje me pandeminë. Janë mjekët, pastruesit, furrtarët, infermierët e policët që sot rrezatojnë jetë e po japin shpresë”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Reagimi i plotë:
“Plot 134 vjet më parë, më 1 Maj 1886 punëtorët e Çikagos u hodhën në grevë kundër shfrytëzimit të shfrenuar, për ditën 8 orëshe të punës. Kjo ditë është dëshmi se arritjet e deritashme nuk janë dhurata që vijnë prej gjenerozitetit të kapitalit, por rezultate të përpjekjeve e organizimit.
Në mbarë botën, 1 Maji i gjen punëtorët në ballë të luftës kundër virusit COVID/19. Shumica dërmuese e atyre që po quhen punëtorë esencialë, janë punonjës të shërbimeve, të keq-paguar, pa sigurime shëndetësore e shpesh pa mjetet e nevojshme për përballje me pandeminë. Janë mjekët, pastruesit, furrtarët, infermierët e policët që sot rrezatojnë jetë e po japin shpresë.
Por, a nuk ka qenë kështu gjithmonë? Është puna e punëtorit e punëtores që ka ndërtuar botën. Ura, rrokaqiej e qytete; fabrika e uzina; është fitimi nga puna e puna e punëtorëve kusht për investimet në shkencë që mundësuan zbulimet epokale.
Punëtoria është kusht për ekzistencë, prandaj është mundësi për barazi. Pa rezistencën punëtore nuk do t’i avanconim as të drejtat demokratike si e drejta e votës, deri vonë ato lidheshin me statusin ekonomik; edhe të drejtat në fushën e barazisë gjinore gratë punëtore i kishin në qendër të betejës. Pandemia na mësoi se ndërhyrjet neoliberale sikur ato që shëndetësinë ia ekspozuan tregut, janë politika jo humane që duhet të marrin fund.
Elementi përbashkues e universal i kësaj pandemie anembanë globit janë punëtorët. Vendi i tyre në strukturën shoqërore jehon: ”ekziston vetëm një botë”. Në anën tjetër e kemi shtetin: përçarës, konkurrues, por edhe shtypës. Pandemia, jo rrallë u pa si mundësi për të marrë kontroll mbi trupat e njerëzve, duke pushtuar hapësirën demokratike e cenuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Fatkeqësisht, në këtë radhë është edhe emri i vendit tonë Kosovës.
Qeveria aktuale, jo që ka braktisur të kaluarën e majtë dhe premtimet për taksë progresive, për më tepër ajo ka ka ndjekur modelin konservator neoliberal edhe kur ka tentuar të përgjigjet karshi pandemisë. Kriteret e ndërlikuara, shuma e ultë do të ndikojnë në numër të vogël të përfituesve, dhe pastaj me shumë të vogël të shpenzimeve të përgjithshme. Si rezultat, nuk do të kemi kërkesë agregate të rritur për t’u rimëkëmbur nga tatëpjeta e rënies”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'