LAJMI I FUNDIT:

A provokoi Kisha me konvertimet që u bënë në transmetimn e drejtpërdrejt në televizionin publik? (Video)

A provokoi Kisha me konvertimet që u bënë në transmetimn e drejtpërdrejt në televizionin publik? (Video)

Vikari gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës ka folur në Info Magazine për konvertimet që u bënë në ditën e Pashkëve të përcjellura direkt nga televizioni publik.

Don Lush Gjergji tha se provokim asnjëherë nuk ishte qëllimi i tyre dhe se kushdo që dëshiron të konvertohet në të krishterë, klerikët e kishës njëherë e këshillojnë që të vazhdojë në fenë e tyre.


Mirëpo siç ka shpjeguar Don Lush Gjergji me insistimin e individëve atëherë Kisha, pas një viti mësime bazike, kryen ritualin e konvertimit.

Don Lush Gjergji në Info Magazine ka folur edhe për vizitën e Papa Françesku në Kosovë.

Ai ka treguar edhe për ftesë që Kisha Katolike e Kosovës i ka bërë Papës.