Drejtuesit e ndërmarrjeve teknologjike në Shtetet e Bashkuara u thanë ligjvënësve amerikanë se sulmi i fundit i hakerëve ndaj korporatave dhe Qeverisë amerikane, ishte aq i sofistikuar, saqë një shtet duhej të ishte prapa tij.
Sipas tyre, të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për Rusinë.
Seanca dëgjimore përpara Komitetit të Inteligjencës së Senatit ishte e para për të ekzaminuar sulmin, i cili është zbuluar nga kompania private e sigurisë FireEye, në muajin dhjetor.
Më vonë është gjetur se hakerët kanë futur kodin malinj në azhurnimet e softuerit të menaxhimit të rrjetit, të bërë nga kompania amerikane SolarWinds. Softueri më pas është shkarkuar nga disa degë të Qeverisë amerikane dhe disa korporata amerikane dhe evropiane.
Drejtuesit e teknologjisë thanë se provat tregojnë për ndërhyrjen ruse dhe përshkruan saktësinë, ambicien dhe qëllimin e sulmit.
“Kemi pyetur veten se sa inxhinierë besojmë se kanë punuar në këtë përpjekje kolektive? Dhe, përgjigjja në të cilën kemi ardhur ishte… së paku 1,000 inxhinierë shumë të aftë”, tha presidenti i Microsoft-it, Brad Smith.
“Kemi parë prova thelbësore që tregojnë për agjencinë e inteligjencës së huaj ruse dhe nuk kemi gjetur prova që na çojnë diku tjetër”, shtoi Smith.
Ai tha se fushëveprimi real i ndërhyrjes është ende i panjohur, sepse shumicës së viktimave nuk u kërkohet ligjërisht t’i zbulojnë sulmet, nëse ato nuk përfshijnë informacione të ndjeshme rreth individëve.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke shqyrtuar masat ndëshkuese kundër Rusisë, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, për të shtuar se “do të kalojnë javë, jo muaj”, përpara se SHBA-ja të përgjigjet.
“Jemi ende në proces të përpunimit”, tha Psaki, raporton evropaelire.
Së paku nëntë agjenci qeveritare dhe 100 kompani private janë sulmuar, por ajo që është marrë, nuk është zbuluar.
Agjencitë e prekura të Qeverisë amerikane përfshijnë departamentet e Thesarit, Drejtësisë dhe Tregtisë, por lista e plotë nuk është bërë publike.
Smith tha se ka viktima në të gjithë botën, përfshirë në Kanada, Meksikë, Spanjë dhe Emirate të Bashkuara Arabe.
Shefi i kompanisë private të sigurisë FireEye, Kevin Mandia, tha përpara komitetit të Senatit se firma e tij ka afro 100 njerëz që punojnë për të studiuar sulmin.
Ai tha se hakerët kanë instaluar për herë të parë kodin malinj në tetor të vitit 2019, por, sipas tij, ata nuk e kanë aktivizuar menjëherë, për të parë nëse mund të mbesin pa u zbuluar.
Ata më pas janë kthyer në mars dhe kanë filluar të vjedhin letra kredenciale të njerëzve që ishin të autorizuar për të qenë në rrjete, në mënyrë që të kishin një “çelës sekret” për të lëvizur sipas dëshirës, tha Mandia.
Komiteti i Senatit dëgjoi edhe nga Sudhakar Ramakrishna, shef i SolarWinds, i cili ka marrë përsipër kompaninë pasi ka ndodhur sulmi.
Ramakrishna tha se kompania e tij ende nuk e ka gjetur se si hakerët kanë arritur të fusin kodin malinj në softuer.
Zyrtarë të inteligjencës amerikane, edhe më herët, kanë fajësuar Rusinë për sulmin kibernetik, por Moska e ka mohuar çdo përfshirje.
Presidenti Biden, i cili është inauguruar më 20 janar, është zotuar se do ta bëjë sigurinë kibernetike përparësi kryesore të administratës së tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia franceze qëllon për vdekje një person të armatosur i cili u përpoq ta digjte një sinagogë të vendit
NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë
Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë