LAJMI I FUNDIT:

Protestuesve në Butel u drejtohet edhe Ali Ahmeti

Protestuesve në Butel u drejtohet edhe Ali Ahmeti

Siç bën të ditur Portalb, funksionarët e BDI-së që udhëheqin me protestën në Shkup kundër ngritjes së kryqit gjigant, thonë se nuk do të largohen nga aty deri sa të anulohet vendimi, ndërkaq policia qëndron larg protestuesve, transmeton Telegrafi.

Përmes një megafoni, protestuesve u është drejtuar edhe Ali Ahmeti, duke përdorur linjën telefonike me Artan Grubin. Lideri i BDI-së, i përshëndet ata dhe deklaron se nuk bëhet fjalë për luftë fetare, por duhet të mos keqpërdoret feja për qëllime politike. Sipas tij, simbolet e kultit e kanë vendin në objektet e kulti, ndërkaq thotë se me rrugë institucionale do ta rregullojnë këtë çështje, por protesta është një përkrahje./Telegrafi/