Ndërsa pritet të nisë takimi i liderëve të rajonit për “Shengenin Ballkanik”, thirrje të fishkëllima para Kryeministrisë.
“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë që janë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Tiranë.
Në vend ndodhen edhe shumë forca policie.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi kanë mbërritur në hotel Rogner pas vizitës në Durrës në disa vende të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Për disa minuta pritet të nisë takimi i parë që sipas axhendës është takimi i liderëve, që pason me takimin e delegacioneve. Në 13.15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre.
Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë samit për shkak të qëndrimit dhe deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së.
Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.
Edhe një ditë më parë Vetëvendosje, qendra në Shqipëri protestoi kundër ardhjes së Vuçiq. /BW/
Për të ndjekur pamjet klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251